Kjo humbje e madhe nuk e ka ndaluar vajzën të vijojë ta shikojë jetën me interes, ajo është aktive në aktivitetet që zhvillojnë njerëzit me aftësi të kufizuara. Ajo punon si folëse publike dhe si avokate e atyre që kanë të njëjtën fatkeqësi me të.
Këtë javë gjatë pushimeve të saj në Puerto Rico ka postuar një fotografi që do motivonte çdo njeri që heziton të buzëqeshë edhe pse gëzon të plota të gjitha pjesët e trupit të tij. Në përshkrimin e fotografisë vajza ka shkruar: ‘’Më është dashur një kohë e gjatë që të ndihem rehat dhe ta pranoj trupin tim të ri. Të gjithë ne përbëhemi nga imperfeksione dhe se e bukura gjendet edhe në të metat tona. Plagët dhe mangësitë fizike janë ato që formojnë karakterin tonë. Nuk ka rëndësi se çfarë ke, por ajo që ti bën me ato që ke’’.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com