Trump pretendon se administrata e tij “po flet me njerëzit e duhur” në Iran për negocimin e një marrëveshjeje paqeje, ndërsa pala tjetër mohon diçka të tillë. Deri më tani nuk është parë asnjë plan prej 15 pikash dhe nuk ka një konfirmim zyrtar për përmbajtjen e tij. Megjithatë, disa detaje po raportohen në mediat izraelite dhe amerikane.
Kërkesat kryesore për Iranin sipas lajmeve që qarkullojnë:
- Objektet bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordow do të mbyllen dhe shkatërrohen.
- Transparencë dhe mbikëqyrje nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) mbi aktivitetet në Iran.
- Irani të heqë dorë nga përdorimi i përfaqësuesve të armatosur në rajon dhe të ndalojë financimin dhe armatimin e aleatëve rajonalë.
- Çmontimi i kapaciteteve bërthamore ekzistuese që janë grumbulluar tashmë.
- Angazhim për të mos u përpjekur kurrë për të ndërtuar armë bërthamore.
- Asnjë material bërthamor nuk do të pasurohet në tokën iraniane, dhe të gjithë materialet e pasuruara do t’u dorëzohen Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
- Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur dhe do të përbëjë një “zonë të lirë detare”.
- Raketat e Iranit do të jenë subjekt i vendimeve të ardhshme, por do të jenë të kufizuara në numër dhe në distancë, dhe vetëm për qëllime mbrojtjeje.
Çfarë mund të marrë Irani sipas planit:
- Ndihmë amerikane për zhvillimin e një projekti civil bërthamor në Bushehr për prodhimin e energjisë elektrike.
- Heqje të të gjitha sanksioneve.
- Nuk do të ketë kërcënim për rikthim të sanksioneve.
- Raportohet gjithashtu për një armëpushim të mundshëm njëmujor gjatë zhvillimit të diskutimeve, por kjo mbetet e pakonfirmuar dhe Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet jo-armiqësore, SHBA: I kemi dërguar Teheranit planin me 15 pika të paqes










