Asnjë gërmë shqip në shtëpinë
muze të Nënë Terezës në Shkup

Asnjë gërmë shqip në shtëpinë<br />muze të Nënë Terezës në Shkup
Më 4 shtator, në Vatikan shqiptarja Nënë Tereza u pagëzua si Shën Tereza. Ajo donte t’i përkiste gjithë botës dhe ashtu ndodhi.

Dashuria e saj mbinjerëzore dhe kujdesi deri në vetëmohim sollën një botë më pak të varfër shpirtërisht dhe një qënie hyjnore që do të kujtohet në jetë të jetëve.

Nënë Tereza më shumë se askënd, krenon shqiptarët. Kjo ndjenjë na ka shoqëruar përgjatë gjithë ditëve të festës së shenjtërimit, por larg “fishekzjarreve” me shkëlqim ka akoma heshtje që zhurmojnë.
 
Nënë Tereza lindi në Shkup, si një “gonxhe” dhe këtë e di gjithë bota. Fjalët e saj të para, në shtëpinë ku hodhi hapat e parë, ishin shqip.

Por ajo shtëpi, që sot është muze dhe vizitohet nga të gjithë duket se ka fshirë çdo gërmë të prejardhjes së saj.
 
Në pllakat e vendosura në hyrje të shtëpisë, nuk ka asnjë fjalë shqip. Në to është shkruar në gjuhë sllave dhe angleze dashuria e Shejntes për njeriun, paqen dhe Jezusin, por askund një tingull shqiptar për shkupjanen.
 
Iliri, një shqiptar i Maqedonisë tregon se në kohën kur Nënë Tereza jetoi në atë shtëpi shqiptarët përbënin shumicën në Shkup dhe Tetovë, ndërsa tani ata nuk munden të lexojnë shqip në mes dy gjuhëve të tjera.
 
Ai shprehet se të tilla çështje kalohen në heshtje, si të parëndësishme, nga një klasë politike që ka interesa të tjera dhe gjithashtu nga shqiptarët që vuajnë nga mosorganizimi.
 
Salajdin Salihu, në një shkrim të para disa ditëve në mediat maqedonase është shprehur: “Në Muzeun e Nënë Terezës, në Shkup, të punësuarit maqedonas dhe serbë, flasin për “shkupjanen” pa e përmendur identitetin e saj kombëtar.

Shtiren se e duan, por nuk e respektojnë kombin dhe gjuhën e saj. Mund të shkruhen mbishkrimet në çdo gjuhë të botës, por jo edhe në shqip. Për çfarë dashurie e humanizmi flasin?”.

shtepia muze

shtepia muze

shtepia muze

shtepia muze

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë