Asnjë gjurmë nga vrasësit e Çiços,
Aliaj-Milloshi mungojnë në Interpol

Asnjë gjurmë nga vrasësit e Çiços,<br />Aliaj-Milloshi mungojnë në Interpol
24 Maj 2016, Policia e Tiranës do të njoftonte publikun se autorë të dyshuar për vrasjen e Elton Çiços në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit ishin Jani Aliaj dhe Renato Milloshi.
 
Kur kanë kaluar 6 muaj nga ky njoftim publik, për të dyshuarit si autorë të vrasjes Aliaj dhe Milloshi nuk ka ende asnjë gjurmë.
 
Referuar procedurës së personave të shpallur në kërkim ajo që të bie në sy është fakti se foto e Aliaj dhe Milloshit mungojnë në sektorin e personave në kërkim si të faqe së policisë shqiptare ashtu dhe Interpol.
 
ReportTv është interesuar pranë zyrtarëve të policisë së Tiranës të cilët sqaruan se Jani Aliaj dhe Renato Milloshi rezultojnë si persona të kërkuar me kartelë të kuqe, ndërsa vendosja e tyre në sistemin e të dhënave të Interpol nuk ka ndodhur pasi dyshohet se ata fshihen ende brenda vëndit.
 
Të njëjtat burime thanë se ndalimi i Aliaj e Milloshit konsiderohet si një ndër provat kyçe të policisë e prokurorisë për të hedhur dritë mbi një sërë antentatesh midis grupeve rivale të drejtuara nga Elton Cico dhe vetë Jani Aliaj.
 
Ndërkohë hetimet për këto krime përfshi grabitjen në Tepelenë të prindërve të Cicos, vrasjen në Durrës të Robert Ramës, atentatin ndaj Cicos, vrasjen e Nelgert Patës si dhe plagosjen e Elton Imerit hetuesit i kanë bashkuar në një dosje ku për zbardhjen e saj janë përfshirë dhe prokuror të krimeve të rënda.
 
Vrasja e fundit e serisë me disa viktima e të plagosur ndërmjet të njohurve midis grupeve rivale Cico e Aliaj është ajo e Nelgert Patës njohur si shoku i Aliajt dhe personi që kishte në pronësi automjetin tip Ford me të cilin sipas bluve të Tiranës lëvizën Aliaj e Milloshi pas vrasjes së Cicos.
 
Zyrtarisht Aliaj e Milloshi nuk kanë dalë nga territori shqiptar dhe dyshohet se ata kanë lëvizur ilegalisht ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në periudha të ndryshme në këto 6 muaj që janë në kërkim.
 
Për arrestimin e Aliajt dhe Milloshit policia ka realizuar disa operacione por të gjitha kanë rezultuar të pasuksesshme.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE