I ftuar sot në emisionin “Studio Live”, avokati Idajet Beqiri komentoi propozimin e Edi Ramës për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste, duke theksuar se nuk pati asnjë votim në Asamblenë Kombëtare. Ai u ndal edhe te objektivat elektorale të PS-së për zgjedhjet vendore, duke komentuar dobësimin e opozitës.
“Faktikisht, në Asamble u qartësuan gjërat. Ishte një Asamble ku Partia Socialiste ndau motorët e 9 majit, me ato objektiva që i ka vënë vetes. Për të fituar shumicën dërrmuese të bashkive, objektivi i tyre dihej: të luftojnë për të 46 bashkitë, duke përfituar nga fakti që vendi ka ngelur pa opozitë dhe se opozita është dobësuar deri në atë pikë sa nuk ka bashki që nuk merr dot asnjë bashki. Sikurse edhe çështja e Spiropalit, janë të palogjikshme, edhe historikisht të papranueshme, sepse ajo është një forcë politike që është organizuar shumë mirë, kanë bashkëngjitur intelektualë brenda vetes. Kjo zhurmë duhet sqaruar për një gjë: propozimi që bëri Rama ishte një propozim për përjashtim nga partia. Nuk përjashtohet njeri nga Partina Socialiste, as nga parti të tjera. Ndërsa detyrat e tjera, ajo ishte e deleguar, ishte përfaqësuese në qarkun e Tiranës. Pra, u zgjodh dikush tjetër. Ajo është anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS-së, pra anëtar është çdo deputet. Ajo është edhe anëtare e Asamblesë, edhe deputete."- u shpreh Beqiri.
Sipas avokatit, propozimi i Ramës ishte për përjashtim nga Partia Socialiste, por fakti që nuk pati votim do të thotë se çështja nuk u mor në konsideratë për vendimmarrje.
"Këto janë çështje thelbësore, sepse u kërkua përjashtim kshuqë, fakti që nuk u votua pra ai ishte një propozim që nuk u mor në konsideratë sepse u kërkua përjashtimi dhe kjo do të thotë që vendimi i takon Asamblesë. Problemi është se kur hidhet në votë, fiton apo nuk fiton. Nëse Spiropali, nga mbledhja e Asamblesë e në vijim, nuk do të ketë një qëndrim në një vijë me qëndrimin e grupit parlamentar të PS-së, por do të dalë nga rreshti.”- tha avokati Idajet Beqiri.









Komente
Komento