Asnjë grek në Shqipëri, nuk mund të vritet për flamur!

Asnjë grek në Shqipëri, nuk mund të vritet për flamur!

Konstatinos Kacifas

Vrasja e të riut në Dropull do të ketë peshën e vet mbi raportet shqiptaro- greke dhe të dy vendet do të paguajnë me këtë rast “taksën” e lirisë për pakicat ekstremiste që ushqejnë brenda tyre dhe do të vënë në provë seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e raporteve mes dy vendeve. Nga Greqia ka reagime të përziera, që fillojnë me maturinë e qeverisë për të sqaruar situatën dhe me ekstremizmin e “Agimit të Artë” që do luftë. Por ne duhet të jemi përgjegjës për reagimin shqiptar.

Ekzaltimi i një mase të madhe njerëzish që “RENEA” e ekzekutoi atë si grek, është një teprim dhe nuk i përgjigjet së vërtetës. Ky ekzaltim në rrjetet sociale, që gjen vend dhe në shtyp, është ushqimi më i mirë për histerinë e palës tjetër, atë të ekstremistëve grekë, që në fakt thjesht duan të thonë se “ai u vra si një hero grek”.

Ekzekutimi nga forcat “RENEA” i një personi të armatosur që ka hapur zjarr mbi policinë, është një akt rutinë i çdo policie në botë.

Versioni i ekstremistëve grekë është se ai u vra se ngriti flamurin grek. Në fakt asnjë grek në Shqipëri, nuk mund të vritet për një flamur grek që valvit dhe nuk është vrarë kurrë, edhe pse e kanë bërë këtë rregullisht. Shqipëria është vend i lirë edhe për grekët që duan të tundin flamurin e atdheut të tyre dhe për të tjerë. Kanë ngritur serbë flamurin në mes të Tiranës dhe nuk është shqetësuar njeri. Dhe në këtë rast sot, askush nuk është shqetësuar pse është ngritur flamuri në Bularat.

28 tetori është një ditë e shënuar në historinë greke, dhe ata nderojnë të rënët e tyre në luftën italo- greke, që janë vrarë në tokën shqiptare. Policia shqipare ndërhyri sot, me brutalitet ndaj nacionalistëve shqiptarë në Grykë të Këlcyrës, që donin të protestonin duke i arrestuar ata.

Detyra e policisë është të sigurojë rendin dhe qetësinë, në një ditë përkujtimore si kjo e sotmja për popullin grek. Ajo ditë nuk e fyen kombin shqiptar, edhe pse ka lidhje me territorin tonë.

Ndaj në këtë pikë, shteti shqiptar ka reaguar me maturi dhe seriozitetin që i takon. Ai nuk i ka hap rrugë nacionalistëve shqiptarë të prishin një ceremoni përkujtimore të grekëve në Këlcyrë dhe as ka cenuar ceremoninë e organizuar në Bularat.

Episodi i përgjakshëm ndaj një të riu që e kishte ndarë mendjen të sulmonte policinë me armë qysh në mëngjes, është episod rutinë policie. Policia nuk e vrau atë si grek dhe kushdo nga shqiptarët që gëzohet për këtë në fakt bën ndoshta pa dashje, lojën e ekstremistëve grekë.

Asnjë grek nuk preket në Shqipëri pse do të duket dhe të ndjehet grek. Çdo njeri është i lirë të ndjehet ashtu siç dëshiron, edhe pse mund të ketë problematika në origjinën e tij. Asnjë grek në Shqipëri nuk mund të cënohet në besimin e tij, në ndjenjat për Flamurin e shtetit amë, në ndjenjat për historinë dhe origjinën e Kombit grek. Dhe për fat, Shqipëria ja ka siguruar  këtë liri çdo qytetari grek ose jo grek në territorin e vet. Ne kurrë s’kemi vrarë dikë dhe as duhet të na shkojë mendja ta vrasim si grek. Si kriminel po. Ajo është punë e policisë dhe jo e shoqërisë.

Në Shqipëri gjenden eshtrat e rreth 15 mijë grekëve të rënë në luftën italo- greke, të cilët më në fund kanë dy varreza simbolike në Bularat dhe Këlcyrë, me nga rreth 300 varre simbolike. Eshtrat e ushtarëve grekë janë në malet e kodrat tona, nën hije lisash e bredhash dhe në humnera të panjohura për askënd. Ata janë kudo ku kanë luftuar, në oborret e shtëpive tona, në përrenj, në stane dhe mullinj, kudo ku i çoi fati i zi i luftës. Ata ushtarë që luftuan për atdheun e tyre dhe jo për të pushtuar Shqipërinë.

Sot është dita kur Greqia nderon bijtë e saj, që si çdo vend, i lartëson ata që vriten për Atdheun. Viktima e sotme në Bularat e fyen kujtimin e tyre, pasi ai nuk u vra për flamurin grek, pasi flamurin grek nuk e rrezikon asgjë të valëvitet edhe në tokën tonë, por desh të vriste policë në emër të flamurit grek.

Vetëm një marrëzi shqiptare, si kjo e sotme, që njerez anonimë gëzojnë që u vra një grek, e barazojnë atë në mënyrë të padrejtë, me heronjtë e Greqisë. Mos ja bëni këtë nder. Ai nuk kishte flamur në dorë, por kallashnikov. Lereni siç është, si një viktimë e policisë që bën detyrën ndaj çdokujt që i drejton armën asaj./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patriot: 29/10/2018 09:38

    e paske qendisur kete shkrim si analistmi me i mire

    Përgjigju
  • Erik: 29/10/2018 08:54

    Reagimi me i sakte deri tani.

    Përgjigju
  • Roza: 28/10/2018 23:18

    Respekte per kete shkrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën