Itali- Asnjë hap prapa për kampin dhe qendrën e pritjes në Shëngjin dhe Gjadër, në bregdetin shqiptar. Kështu e mbylli fjalimin e saj Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në Atreju (15 Dhjetor), në një event me partinë e saj.
"Qendrat do të funksionojnë, edhe nëse do të më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të qeverisë italiane”, tha Meloni ndër të tjera.
Ajo shprehet se ka vullnetin ta luftojë mafian, më shumë se kushdo tjetër që përpiqet ta afrojë atë me kriminelët në këtë marrëveshje, që sipas saj është një shkollë.
“Pika qendrore është parandalimi i rreziqeve, protokolli ynë me Shqipërinë është gjëja që i frikëson më shumë trafikantët. Nëse ne e ndalojmë, kjo do të jetë favori më i madh që mund të bëjmë për këta kriminelë’, veçoi Meloni.
Kryeministrja italiane solli historinë e vogëlushes Jasminë, e vetmja e mbijetuar në një anije të mbytur me emigrantë, duke premtuar në emër të saj se do të luftojë kundër çdo trafikanti të qenieve njerëzore dhe sistemeve kriminale të tyre.
Më 4 Dhjetor, dekreti i Melonit që synon zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët në Gjadër, ka marrë edhe konfirmimin në Senatin italian.
Me 99 vota pro dhe 65 kundër, Senati i dha OK dekretit që mes të tjerash, ia heq kompetencën e shqyrtimit gjykatave speciale dhe ia kalon atyre të Apelit. Vetë Gjykatat e kanë kundërshtuar.
Edhe më parë, kryeministrja Meloni ishte shprehur e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Dhjetor, 13:13
Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?
-
Akt kriminal
82.4%
-
Normale
11.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 5341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
15 Dhjetor, 16:28
-
Itali/ I dënuar me 4,2 vite burgim për zhvatje dhe shpifje, kapet pas katër vitesh kërkimi 43-vjeçari shqiptar
15 Dhjetor, 16:05
-
Itali/ Ishte pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet dhe dëbohet nga vendi 30-vjeçari shqiptar
15 Dhjetor, 15:54
-
Krijohet Betlehemi në Lezhë, simboli i Krishtlindjeve vjen për herë të parë në këndin e festave
15 Dhjetor, 08:56
-
Itali/ Kodi i ri rrugor, do gjobiten ata që përdorin skutera pa helmeta, nëse nuk ka targë gjobë 100-400 euro
14 Dhjetor, 22:09
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, Cristian Shpendi dëmtohet rëndë! Del nga fusha me duartrokitje
14 Dhjetor, 16:36
-
Meloni i jep nënshtetësinë italiane presidentit të Argjentinës, irritohet opozita: E patolerueshme
14 Dhjetor, 11:34
-
Pësoi arrest kardiak, humb jetën në spital i dënuari për dhunë në familje (EMRI)
13 Dhjetor, 22:11
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor, 19:34
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Itali/ Ndjekje si në filma, arrestohet çifti shqiptar në Rimini, droga e fshehur në paketa cigaresh! Dyshohen se janë pjesë e një rrjeti trafiku
13 Dhjetor, 15:22