KOSOVË- Për të dytën ditë radhazi asnjë humbje jete nga COVID-19 nuk është regjistruar në Kosovë, ndërsa nga 1.058 testime rezultuan pozitivë 4 persona.
Situata epidemiologjike në vend është mjaft optimale, pasi çdo ditë numri i infektimeve dhe viktimave bie.
Një rritje drastike të rasteve kishte me shfaqjen e variantit delta në të gjithë rajonin, ku fillimisht Kosova ishte një nga vendet më të prekura. Për shkak të masave shtrënguese të ndërmarra dhe procesit të vaksinimit, u arrit stabiliteti epidemiologjik.
Komento