Ish-burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë, po rrezikon seriozisht ekzistencën e tij.
Një pjesë e godinave të simbolit të komunizmit në Shqipëri janë shembur e kthyer në gërmadha, ndërsa të tjerat rrezikojnë të bien.
Gjet Gjoni, kujdestar në ish-burgun e Spaçit, thotë se mungesa e vëmendjes nga institucionet përgjegjëse ka sjellë degradimin e kësaj godine.
“Unë e mbaj mend që i vogël. Ky burg ishte një ‘Holokaus’ i dytë . Po të ruhej origjinal do ishte një gjë e shenjtë për ato që kanë vuajtur këtu”, tregoi, Gjet Gjoni , kujdestar i ish-burgut te Spaçit
Situata ku ndodhet ish-burgu ka tërhequr vëmendjen e organizatave të ndryshme gjatë viteve të fundit, por pa mbështetjen e qeverisë thonë se janë të pafuqishëm që ta zbatojnë projektin e kthimit në muze kujtese.
“Janë diplomatët ato që duhet të nxisin qeverinë që të marrin masa urgjente. Do të jetë shumë vonë sepse në 30 vite është dëmtuar 70%. Ajo që shohim është një aizberg që 1 pjesë rrinë mbi ujë dhe tjetra është nën ujë. Ne kemi një projekt që ta kthejmë në një muzeum që të informojmë publikun dhe vizitorët, por nuk po gjejmë mbështetje”, tha Luigj Mila nga Organizata "Drejtësi dhe Paqe".
Burgu i Spaçit është një monument i trashëgimisë kulturore i llojit "Arkitekture". I hapur në 1968-ën, ai ka funksionuar deri në vitin 1988. Sipas të dhënave në Spaç kanë vuajtur dënimin mbi 1000 të burgosur politikë, të cilët shfrytëzoheshin për të punuar në miniera.
Godina
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Kosovë/ Kujtimet e '99-ës, hapet muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës në Prishtinë
23 Janar, 13:35
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
Investim??? Per cfare? Per krimet e komunizmit??? Mos flisni kuturu. Parate i kemi vetem per sarajet e toptanve dhe pordhet e Veliajt.
Përgjigju