Në protestën e vakët të Rithemelimit, organizuar paraditen e sotme nuk u pa asnjë përfaqësues i lartë i Partisë së Lirisë. Në konferencën e thirrur vetëm pak orë pas përfundimit të kësaj proteste, Presidenti PL Ilir Meta justifikoi veten duke thënë se ishte në aeroport, duke u kthyer nga takimet në Berlin, por Partia e Lirisë tha ai do të jetë në çdo protestë qytetare.
"Nuk mund të thuhet kurrë se protestat janë një dështim për opozitën, ato janë zëri i qytetarëve për të dhënë mesazhin e fortë të anomarlitetit. Nuk kam qenë për arsye se pak më parë kam ardhur nga aeroporti i Rinasit kam qenë për një vizitë në Berlin, për takime në Bundestang. PL ka qenë, është dhe do jetë në çdo protestë opozitare, e bindur se kjo është e vetmja rrugë që zëri i qytetarëve të dëgjohet, por edhe të triumfojë. Pa asnjë diskutim, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, do të vijë shumë shpejt dita që, do të duhet ta shohë bashkinë nga jashtë", tha Meta.
Protesta para Kuvendit e thirrur nga Rithemelimi pas publikimit të emisionit të Rai 3, nuk zgjati më tepër se dy orë edhe pse ishte paramenduar 5 orë. Në pamjet me dron që Report Tv solli, duket që pjesmarrja ishte e pakët. Përveçse kaosit me tymin e zi të gomave që militantët dogjën, dhe kaosit të një grupi njerëzisht, Argita Berisha me bluzën “Fre Berisha”, tregoi arsyen e kësaj proteste.