Shifrat ditore vijojnë të tregojnë një përmirësim të mëtejshëm të situatës me pandeminë në vend. Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast fataliteti, ndërsa janë regjistruar vetëm 9 raste të reja infeksioni.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 132,360, ku raste aktive janë 343. Fatkeqësisht 2,451 persona kanë humbur jetën.
Pavarësisht një përmirësimi të dukshëm të situatës, sërish Ministria e Shëndetësisë bën apel për qytetarët që të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19.
Statistika (3 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 45
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,340
Testime totale 730,079
Raste pozitive 132,360
Raste të shëruara 129,566
Raste Aktive 343
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 106
Shkodër 63
Korçë 55
Berat 33
Lezhë 24
Elbasan 22
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 5
Dibër 5
Kukës 4
Fier 4
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 08:54
Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?
-
Po
48.1%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Formacioni/ Jasir Asani i dëmtuar dhe Daku në majën e sulmit, si ndryshon Kombëtarja për Ukrainën! Sylvinho me ekip sulmues
18 Nëntor, 09:21
-
Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje (VIDEO)
17 Nëntor, 22:21
-
Kremtohet 80-vjetori i eliminimit të 39 intelektualëve të Tiranës! Ndregjoni: I vranë komunistët e Enver Hoxhës!
17 Nëntor, 20:11
-
Asani vë në alarm Sylvinhon, analiza të detajuara për Ukrainën! Kuqezinjtë stërviten pas ndeshjes me Çekinë
17 Nëntor, 14:31
-
Kamëz/ Shpërthim në godinën e përshtatur si studio muzikore, shkaktohen vetëm dëme materiale
17 Nëntor, 10:58
-
Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’! Veliaj: Të lëmë përçarjet për përparimin e shoqërisë
17 Nëntor, 08:29
-
Liga e Kombeve/ S'ka 'krisma' në Tiranë, Shqipëria dhe Çekia barazojnë 0-0! Grupi B1 i hapur, të martën vjen Ukraina
16 Nëntor, 22:46
-
Rehabilitohet blloku i banimit në Njësinë 3, Veliaj: Tirana, një kantier investimesh, buxheti 2025, më transformuesi
16 Nëntor, 13:07
-
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim biznesmenin Julian Morina! Ndërtoi pa leje në Tiranë në një sipërfaqe prej 16 mijë metra katror
16 Nëntor, 10:26
-
Vrasja e Eduart Reçit/ Policia kthehet në vendin e krimit! Prova për të zbuluar nga qëlluan autorët! Biznesmeni i ndërtimit mund të jetë vrarë me armë sportive
16 Nëntor, 10:11
-
Tiranë, ndalohet 16 vjeçari, akuzohet se shpërndau në rrjete sociale foto e video porno të një të mitureje
16 Nëntor, 08:51
-
Sot në 20:45 Shqipëri - Çeki/ 'Blindohet' Tirana, rrugët që bllokohen dhe kontroll për tifozët! Policia tregon planin e masave
16 Nëntor, 07:53