Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 5 raste të reja me COVID-19

Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 5 raste të reja me COVID-19

Foto ilustruese

KOSOVË- Vijon të mbetet e stabilizuar situata epidemiologjike edhe në  rajonin e Kosovës. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 ndërsa nga 1.493 testime të kryera janë regjistruar vetëm 5 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 94 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.988.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.583, ndërkohë që ai i viktimave është 2.250 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, raste aktive në të gjithë vendin janë 345.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 1.117 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 99.394  qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!