Asociacioni, Haliti: Rama bën mirë që vjen në Kosovë, të vijë më shpesh! Kurti interesuar për fushatë, jo të zgjidhë problemet

Deputeti i PDK, Xhavit Haliti, në një intervistë për emisionin "Sot Live në Shqipëri" për gazetarin Nertil Agalliu për Report Tv, akuzoi Kurtin se po përdor çështjen e asosacionit për fushatë elektorale dhe se kërkesa e tij e vetme ishte që të njoftojë LDK-në dhe PDK-në lidhur me marrëdhënien e tij me Vuçiç.

Ai tha se ky ishte problemi më kryesor pasi Kurti ishte i interesuar për fushatë dhe jo për të zgjidhur problemin.

Ai tha se kjo gjë që po bën Kurti po e vonon Kosovën qoftë për zhvillimin ekonomik, qoftë për integrimet e tjera dhe për t’i krijuar mundësi vetvetes dhe Ballkanit Perëndimor për tu bërë pjesë e BE-së

Po ashtu tha se Kurti po e përdor variantin e asosacionit, duke thënë se një herë e ka pranuar dhe më pas ndryshon mendim duke deklaruar të kundërtën. Ai tha se as Kurti nuk ka një qëndrim të tijën ndaj kësaj çështjeje.

Albin Kurti po e përdor variantin, se një herë thotë e kam pranuar herën tjetër thotë se kam pranu, një herë do ta bëjmë në formë kushtetute dhe herën tjetër nuk do ketë asosacion, ku tashmë është e vështirë edhe të mbash një qëndrim të besueshëm qoftë si opozitë qoftë edhe si deputet, ku as ai vetë nuk e ka një qëndrim rreth kësaj. Vërejtjet që mund të jenë në lidhje me statutin që është përgatitur dhe duhet t’i shkojë Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ku mendoj se shumë shpejt do t’i marrim, dhe ai fushatën vetëm dje e ka filluar, i cili ka shkuar nëpër dyçane dhe ka kontrolluar qeset plastike se si po i bëjnë. Ai në fakt nuk bëri raportim, por fushatë elektorale dhe kërkesa e tij që ta njoftojë LDK dhe PDK lidhur me marrëdhënien me Vuçiç. Problemi është se Kurti është i interisuar për fushatë dhe nuk është interisuar për të zgjidhur problemin të cilat po e vonojnë Kosovën qoftë për zhvillimin ekonomik, qoftë për integrimet e tjera dhe për t’i krijuar mundësi vetvetes dhe Ballkanit Perëndimor për tu bërë pjesë e BE-së”, tha Haliti.

Përsa i përket vizitës së paralajmëruar të Ramës në Prishtinë, Haliti tha se kryeministri i Shqipërisë është si në shtëpinë e tij dhe se ai duhet të vijë më shpesh. Ai tha se Rama duhet të shkojë në Kosovë si për qejf po ashtu edhe për të trajtuar çështje politike me qeverinë dhe institucionet e Kosovës. Haliti gjithashtu tha se Rama duhet të takohet gjithashtu edhe me Kurtin për të diskutuar çështjet që janë në interesin e tyre të përbashkët.

“Zoti Edi Rama vjen në Prishtinë, vjen në shtëpinë e tij, vjen në njërin nga qytetet e shqiptarëve, pra vjen mes miqve të vet këtu. Besoj se i kanë kaluar problemet ose divergjencat që i kanë pasur me kryeministrin, sepse problemi është që të takohet edhe me kryeministrin dhe t’i diskutojnë këto çështje që janë në interesin e përbashkët. Për ne të tjerët besoj se nuk ka ndonjë problem, ku mendoj se kanë respekt të ndërsjelltë dhe mirë është që vai po vjen në Kosovë dhe mirë është që të vijë më shpesh madje edhe për qejf, por edhe politikishte me trajtu ëështjet me qeverinë dhe me institucionet e Kosovës”, tha Haliti.

S.S/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës