Aspirina, një shpresë
e re kundër kancerit

Aspirina, një shpresë <br />e re kundër kancerit
TIRANE- A duhet të marrim të gjithë aspirinë që të parandalojmë kancerin? Kjo pyetje ringrihet sërish pas publikimit para 2 javësh të tre studimeve të reja që tregojnë se marrja e përditshme e aspirinës redukton vdekshmërinë dhe riskun për metastaza.

Megjithatë, themeluesi i njësisë kërkimore për parandalimin e insultit në Universitetin e Oksfordit bën thirrje të tregohet kujdes. Sipas tij është tepër herët për të arritur në përfundimin që çdokush do të përfitonte qartësisht nga një profilaksi e tillë me aspirinë. Këtij paralajmërimi i bashkohen njëzëri dhe specialistë të tjerë.
Kërkuesit britanikë kanë mbledhur të dhëna nga teste të krijuara fillimisht për të vlerësuar përfitimet në sistemin kardiovaskular nga marrja e vazhdueshme e aspirinës. Kjo metodë, edhe pse ka avantazhin që lejon aksesin në të dhënat e dhjetëra mijë individëve, nuk ofron të njëjtën garanci si një studim i hartuar posaçërisht për të vlerësuar përfitimet kundër kancerit.

Vetëm 75 miligramë...
Në një studim të mëparshëm, të publikuar në dhjetor 2010, u tregua një reduktim me rreth 20% i riskut për kancer te 25 000 pjesëmarrës në studim, të cilët u trajtuan çdo ditë, për katër vite rresht, me një dozë të ulët (75 mg) aspirine. Kjo shifër u rrit në 30-40% pas vitit të pestë të këtij trajtimi.
Tre studimet e reja të publikuara konfirmojnë reduktimin e vdekjeve dhe të riskut për sëmundje malinje. Gjithashtu, ato tregojnë një ulje të riskut për të pasur një kancer me metastaza. Përfitimet janë veçanërisht të qarta në adenokarcinomat, të cilat përbëjnë dhe llojin më të shpeshtë të tumoreve.
Studimi i parë rigrupoi rezultatet nga 51 ministudime ku pjesëmarrësit u ndanë në mënyrë rastësore në dy grupe: njëri grup merrte aspirinë kurse tjetri jo. Risku për të zhvilluar kancer u ul me 15% në grupin që merrte aspirinë. Përfitimet janë të dukshme duke filluar nga 3 vite pas trajtimit: incidenca është pakësuar me një të katërtën.

Parandalimi i metastazave
Studimi i dytë tregoi një pakësim me 31% të riskut për të pasur metastaza nga adenokarcinomat në kohën e vendosjes së diagnozës, si dhe një reduktim me 55% të zhvillimit të mëpasshëm të metastazave. Në rastin e kancerit kolorektal, risku për metastaza u reduktua deri në 74%.
Marrja e përditshme e aspirinës shoqërohet edhe me një pakësim të vdekjeve nga kanceri te personat që kanë adenokarcinoma, sidomos kur nuk ka metastaza në kohën e diagnostikimit (reduktim me 50% i vdekjeve). Autorët e të tre studimeve pohojnë se “Këto rezultate janë prova e parë te njerëzit që aspirina parandalon metastazat në distancë të kancerit”.
Ndërkohë, studimi i tretë tregon një reduktim me 40% të riskut për të zhvilluar kancer kolorektal.
Dy mjekë të Harvardit i konsiderojnë këto rezultate “të pakontestueshme”, por ata theksojnë problemin e riskut për efektet hemorragjike të aspirinës, e cila hollon gjakun. Ky është një disavantazh që zbeh efektet e këtij mjekimi. Megjithatë, studiuesit kanë parë që risku për hemorragji rritet në fillim të studimeve, më pas pakësohet me kalimin e kohës ndërsa pas tre vjetësh trajtimi zhduket.
(Shkrimi u botua sot ne te perjavshmen Almedicus)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza