Assad për "Russia 24": Opozita
siriane është trajnuar në Kosovë

Assad për "Russia 24": Opozita<br />siriane është trajnuar në Kosovë
Presidenti sirian, Bashar Al Assad, ka thënë se shteti i tij do t'i tregojë botës "mercenarët" që ka kapur Siria.
 
Në një intervistë për televizionin rus, "Russia 24", Assad ka thënë se "Siria po e humbë luftën në media kundër Perëndimit, por jo edhe ndonjë luftë tjetër".
 
Assad ka thënë se opozita siriane, është ajo që "trafikon mercenarë nga vende të ndryshme".
 
Në intervistën për televizionin rus, Assad ka përmendur Kosovën, si vend ku janë trajnuar anëtarë të opozitës siriane.
 
Ai e ka përshkruar Ushtrinë e Lirë Siriane, si një organizatë terroriste. Assad ka thënë se njerëzit e saj, "kanë mësuar taktikat e luftës partizane në Kosovë".
 
"Rebelët sirianë kanë shkuar në Kosovë për të studiuar taktikat partizane të luftës", ka thënë presidenti Sirian.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari