LONDER - “Po të kishte qenë një hajdut i vogël si Augusto Pinochet, Londra do të lënë të lirë pa problem”: është një nga mesazhet e shumta ironike që qarkullojnë ditët e fundit në ëeb, ku pozicioni i Londrës mbi Julian Assange krahasohet me lirimin në vitin 2000 nga Britania e Madhe dhe rikthimin në Santiago të ish-diktatorit kilian.
Çështja u kthye në një betejë ligjore që zgjati dy vjet dhe u përmbyll me autorizimin e Londrës për rikthimin e Pinochet në shtëpi për shkak të kushteve të tij shëndetësore. Çështja gjyqësore u hap në shtator 1998, kur Pinochet shkoi në Londër për një operacion kirurgjik. Amnesty International kërkoi ndalimin e tij për shkelje të të drejtave të njeriut dhe pas pak ditësh, me kërkesë të gjykatësit spanjoll Baltasar Garzon, policia vendosi arrestimin në klinikë për ish-diktatorin.
Gjykata e Lartë vendosi se Pinochet kishte imunitet si ish-kreu i Shtetit por se duhej të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar. Më pas, në vijim të një kërkese të avokatëve të Pinochet, vendimi u anulua dhe, në janar 1999, filloi një proces i ri apeli. Në mars, Dhoma e Lordëve i mohoi imunitetin Pinochet-it, por e cilësoi të akuzueshëm vetëm për krime të kryera pas hyrjes britanike në vitin 1988 në Traktatin Kundër Torturës.
Në tetor gjykata lejoi ekstradimin dhe në janar 2000 ministri i Jashtëm, Jack Straw, tha se qeveria mendonte të lironte Pinochet pas një raporti mjekësor mbi kushtet e tij të rënda shëndetësore.
Avioni që ridërgoi Pinochet në Atdhe u ul në aeroportin e Santiagos më 3 mars. Krijuan indinjatë pamjet televizive të gjeneralit që, në formë fizike të shkëlqyer dhe i buzëqeshur, u ngrit nga karrigia me rrota dhe përqafoi ushtarakët kilianë që e prisnin. Të shumtë ishin ata që thanë në Santiago se Pinochet arriti të mashtronte Straw dhe të gjithë makinerinë ligjore britanike. Gjykatat kiliane më pas i hoqën imunitetin parlamentar ndërsa Pinochet vdiq në 2006.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com