Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zgjodhi ta përcjellë urimin për Pashkën nga një institucion i vuajtjes së dënimit, duke dhënë një mesazh shprese për të paraburgosurit.
Gjatë pjesëmarrjes në meshën e Pashkës në një nga IEVP-të e vendit bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Adriatik Kupi dhe zyrtarë të tjerë, ai u ndal te kuptimi i Ringjalljes si një moment që sjell një fillim të ri dhe hap një perspektivë tjetër për të ardhmen.
“Në një vend si ky, ku çdo ditë lidhet me përgjegjësi dhe reflektim, mesazhi i Pashkës është se njeriu nuk është i mbyllur përfundimisht në të shkuarën e tij,” u shpreh ministri.
Sipas tij, drejtësia duhet të mbetet e lidhur jo vetëm me përgjegjësinë, por edhe me mundësinë e ndryshimit dhe riintegrimit në shoqëri.
Lajmi kryesor:
Politika uron Pashkët, Begaj: Të punojmë më shumë për të përmirësuar jetën! Rama: Shqipëria e bekuar nga bashkëjetesa fetare (VIDEO)












