Assange nuk do ekstradohet nëse
përballet me dënimin me vdekje

Assange nuk do ekstradohet nëse<br />përballet me dënimin me vdekje
BRITANI E MADHE - Qeveria britanike siguroi Ekuadorin se themeluesi i Wikileaks, Julian Assange nuk do të ekstradohet nga Suedia për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse atje e pret dënimi me vdekje.

41 vjeçari Assange, prej dy muajsh qëndron i strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, në tentativën për t’iu shmangur ekstradimin në Suedi ku duhet të përballet me akuzat për ngacmime seksuale.

Por rreziku i vërtetë i Assange qëndron në SHBA, ku akuzohet për nxjerrjen e qindra kabllogrameve sekrete diplomatike. Nëse ai ekstradohet nga Suedia për në SHBA rrezikon dënimin me vdekje.

Sekretari i jashtëm Britanik, William Hague, në një letër drejtuar parlamentit u shpreh se Britania dhe Suedia “i përmbahen në mënyrë rigoroze dhe i respektojnë të drejtat e njeriut.” Ndërkohë Britania ka garantuar Ekuadorin se Assange do të trajtohet në mënyrë të drejtë. Hague i bëri gjithashtu thirrje Ekuadorit të përfundojnë bisedimet me palën Britanike sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të re mbi këtë çështje.

Nga ana e tij, Assange u shpreh për mediat Ekuadoriane se ai mund ta lerë ambasadën 6 muaj deri në një vit më vonë, në kohën kur Suedia do të heqë dorë nga çështja e tij.

Për momentin Ambasada e Ekuadorit vazhdon të jetë e rrethuar nga policia Britanike, ndërkohë që një pjesë e mirë e mbështetësve të tij janë larguar.

Një pjesë e shpenzimeve jetësore të Assange janë mundësuar nga mbështetës të tij, përfshirë këtu edhe disa celebritete.

Aktualisht mbështetësit e tij i kanë kërkuar qeverisë britanike që ti kthejë paratë e dhëna për lirinë me kusht. Duke u mbështetur në vendimin e Assange për të kërkuar azil politik në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, policia britanike u shpreh se ai ka thyer kushtet e lirisë me kusht dhe se totali prej 240,000 paund të dhuruara nga mbështetësit e tij mund të konfiskohen. Seanca dëgjimore lidhur me këto para do të mbahet më 3 tetor, raportoi British Broadcasting Corporation.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social