MONTEVIDEO - Wikileaks, siti që ka publikuar dokumente të rezervuara amerikane dhe jo vetëm, "është më i fortë se dy vjet më parë'' dhe ia ka dalë të rezistojë ndaj embargos bankare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara falë mbështetjes ndërkombëtare. E ka bërë të ditur themeluesi i saj, Julian Assange - të cilit i referohet agjencia e lajmeve Ansa - në një video-konferencë me Montevideon për prezantimin e librit të tij të fundit, “Kërcënim mbi liritë tona''. Assange prej një viti është refugjat në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)