Associated Press: Qeveria e
Obamës na përgjoi për 2 muaj

TIRANE - Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sekuestruar regjistrimet e telefonatave të gazetarëve dhe redaktorëve të saj.

Agjencia e lajmeve prestigjoze ka përshkruar sekuestrimin e fshehtë të përgjimeve telefonike të gazetarëve të saj si një “ndërhyrje masive dhe të paparë ”.

Shefi ekzekutiv tha se Associated Press mësoi nga Departamenti i Drejtësisë të premten se agjencia qeveritare mblodhi të dhëna për më shumë se 20 linja të veçanta telefonike të zyrave të AP-së të redaktorëve dhe gazetarëve të saj.

Të dhënat mbulojnë tabulatat e telefonave të 5 reporterëve dhe një redaktori të cilët kanë qenë të përfshirë në një histori të vjetër të AP-së me drejtësinë për një periudhë dy-mujore në prill dhe maj të vitit 2012.

AP thotë se sekuestrimi i përgjimeve të numrave të përgjithshme të centralit dhe linjës së faksit në zyrat e saj në Neë York, Hartford, Connecticut, Ëashington dhe në Dhomën e Përfaqësuesve ka qenë jo i zakonshëm dhe jashtëzakonisht i paprecedent.
Në një deklaratë të Associated Press mbi këtë çështje thuhet se qeveria nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse të dhënat telefonike janë konfiskuar. Unioni i Bashkimit Amerikan në Mbrotje të Lirive Civile akuzoi administratën e Obamës pasi po kërcënon median e lirë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll

Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll