Astrit Beci në krye të ISKSH
Sokol Çomo për anëtar i KLD

Astrit Beci në krye të ISKSH<br />Sokol Çomo për anëtar i KLD
TIRANE- Eshtë emëruar dje në krye të Insitutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ish-deputeti Astrit Beci. Grupi parlamentar i PS ka propozuar Sokol Çomon për anëtar të KLD në vend të Neshat Fanës. Eneida Hoxha në krye të Shërbimit të Trupit Diplomatik shqiptar.
 
Vijojnë emërimet në drejtoritë kryesore në vend, teksa dje me propozim të Ministrit të Shëndetësisë dhe firmën e kryeministrit Edi Rama është emëruar në postin e drejtorit të ri të Insitutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ish-deputeti Astrit Beci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili i ka uruar në profilin e tij në rrjetin social facebook punë të mbarë drejtorit të ri të ISKSH. Në këtë post Beci zëvendëson ish-drejtoren e këtij institucioni për tetë vite me radhë Elvana Hana, që dha dorëheqjen e parevokueshme disa ditë më parë. Nga ana tjetër po dje është komanduar Eneida Hoxha në postin e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Diplomatik shqiptar, duke u prezantuar në krye të detyrës po që dje.

Po dje Partia Socialiste propozoi emërimin e Sokol Çomos për postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vend të Neshat Fanës, i njohur si ish-avokat i Berishës. Propozimi i emrit të Sokol Çomos është bërë në mbledhjen e djeshme të grupit PS, ku vetë Rama ka qenë i pranishëm për jo më shumë se 5 minuta. Kandidatura e Sokol Çomos ka mbledhur firmat e deputetëve të PS. Në korrik Neshat Fana u emërua në krye të shkollës së Magjistraturës, menjëherë më pasi PS kundërshtoi emërimin e tij si një tjetër akt të qeverisë në ikje për të marrë peng të gjitha hallkat e shtetit shqiptar.

Sokol Çomo, i cili vite më parë mbante postin e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, në korrik të 2010 ishte një nga kandidaturat e propozuara nga ish presidenti Bamir Topi për anëtar të Gjykatës së Lartë. Partia Demokratike atëherë në mazhorancë rrëzoi kandidaturën. Çomo ka qënë gjyqtar, dhe në nivelet drejtuese të gjykatave për të arritur në postin e zv.ministrit të Drejtësisë. Pas largimit të socialistëve nga pushteti ai ka ushtruar funksionin e avokatit. Ndërsa pritet që të zërë vendin si anëtar i KLD, pas largimit të Neshat Fanës.
 
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor