Astrit Patozi demokratëve: Kam
një thirrje për të gjithë ju

Astrit Patozi demokratëve: Kam<br />një thirrje për të gjithë ju
TIRANE-Pak orë pasi deklaroi se është gati të drejtojë Partinë Demokratike dhe renditi gjashtë kushtet që do e bënin të mundur garën, deputeti Astrit Patozi ka një mesazh tjetër për gjithë demokratët.

Duke falenderuar mbështetësit, Patozi shkruan në “Facebook” se zgjodhi të garojë vetëm se beson që partia duhet ringritur dhe bashkuar, por që të bëhet kjo, ai thotë se nuk duhet humbur askush brenda saj.

ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR
Të nderuar miq,
Gjatë këtyre ditëve, e sidomos sot, kam marrë shumë mesazhe mbështetjeje. Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju falenderoj nga zemra për inkurajimin.
Më vjen mirë që e mendoni si unë nevojën e madhe për ringritjen e Partisë Demokratike. Është e vetmja shtysë që më frymëzon mua dhe shumë kolegë të tjerë, të cilëve u jam shumë mirënjohës, në këtë përpjekje. Kam vetëm një thirrje për ju të gjithë:
Ky është një konkurrim brenda nesh, që ka vetëm një synim, garën e ndershme dhe bashkimin e Partisë Demokratike. NUK KEMI ASKËND PER TË HUMBUR, DHE DUHET TË MARRIM GJITHËKËND PËR TË FITUAR.
Me shumë respekt dhe konsideratë ASTRIT PATOZI.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre