Pas deputetit Enkelejd Alibeaj është shtuar edhe një tjetër zë kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Bëhet fjalë për deputetin Astrit Veliaj i cili në një prononcim për A1report është shprehur kundër vendimit të Bashës për udhëheqjen e fushatës zgjedhore të PD në Urën Vajgurore.
“Refuzova të drejtoja zgjedhjet vendore në Urën Vajgurore për shkak të mosvlerësimit që më është bërë mua dhe elektoratit në Qarkun e Beratit. Basha nuk është konsultuar me ne për drejtimin e shtabeve, jam shumë i pakënaqur,”- thotë Veliaj.
Po ashtu deputeti demokrat ka thënë se pavarësisht tërheqjes nga udhëheqja e fushatës në Urën Vajgurore ai mbetet i djathtë por, vendimin për tërheqjen e tij e ka iniciuar Basha pasi nuk ka vlerësuar kontributet e demokratëve. “Ka mungesë vlerësimi të kontributeve nga Basha. Për këtë vendim jam konsultuar me elektoratin e PD në Berat, jam i djathtë dhe do jem i djathtë por nuk rri i urdhëruar. Fatbardh Kadilli nuk ka asnjë kontribut që është emëruar në zonën e Beratit,”- shprehet Veliaj.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO