Astronauti zbret në tokë pas 1 viti
në hapësirë, pyetja: Ç' i ndodhi trupit?

Astronauti zbret në tokë pas 1 viti<br />në hapësirë, pyetja: Ç' i ndodhi trupit?
Pas një viti mision në hapësirë astronauti amerikan Scott Kelly dhe kozmonauti rus Mikhail Kornienko kanë zbritur në tokë. Njoftimin e ka dhënë agjencia hapësinore amerikane NASA.Në njoftim thuhet se ata kanë zbritur në shkretëtirën e Kazakistanit duke përfunduar kështu me sukses misionin prej 340 ditësh në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), periudhë e cila është thuajse dy herë më e madhe se qëndrimi normal në hapësirë. 

Cfarë mund ti shkaktojë njeriut qëndrimi për një kohë të gjatë në hapësirë, ka qënë ky misioni i tyre si pjesë e një studimi për efektet që sjell në trup qëndrimi jahstë tokës

Ajo çka është interesante është fakti se në këtë rast do të bëhet krahasimi ndërmjet Astronautit amerikan Scott Kelly dhe binjakut të tij identik, Mark. Ndërkohë, vëllai binjak Mark Kelly, edhe ai një astronaut, gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në tokë duke kaluar në disa kontrolle.

Krahasimet mes binjakëve do t’i lejojnë shkencëtarët të dalin në përfundimin për ndryshimet fizike dhe psikologjike që ndodhin gjatë qëndrimit të gjatë në orbitë. 

Para se të ulej në tokë, Kelly tha se ndihej shumë mirë fizikisht, “por izolimi nga njerëzit është pjesa më e vështirë”, tha ai.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot