Astronautja kineze rikthehet në tokë

Astronautja kineze rikthehet në tokë
Pas 13 ditësh në hapësirë janë rikthyer me sukses në Tokë tre astronautët kinezë të anijes kozmike Shenzhou-9. Ulja e kapsulës së tyre u transmetua drejtpërdrejt nga televizionet kineze dhe kryeministri Wen Jiabao e ka quajtur “një sukses të plotë” misionin.

Ekspedita hapësinore shënoi ankorimin e parë manual të arritur nga astronautët kinezë me laboratorin e tyre në orbitë Tiangong-1. Procedura e komplikuar ka të bëjë me bashkimin e dy objekteve në orbitë të cilët udhëtojnë me shpejtësi mijëra kilometra në orë. Rusët dhe amerikanët e kanë kryer një operacion të tillë që në vitet ’60.

Gjithashtu për herë të parë një astronaute femër kineze fluturoi në hapësirë, ajo është 33 vjeçarja Liu Wang, majore e forcave ajrore kineze. “Ky është një tjetër kontribut i shquar nga ana e popullit kinez në përpjekjet e njerezimit për të njohur dhe përdorur hapësirën” tha nga Pekini kryeministri Wen Jiabao.
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi