Rreth 90% e territorit të Evropës do të errësohet si pasojë e një eklipsi që do të ndodhë në datë 20 mars të këtij viti.

Astronomët kanë lajmëruar se më datë 20 mars Hëna do të zërë Diellin.

Hëna do të lëvizë në trajektoren e saj dhe do të shkaktojë hije në Tokë duke zënë dritën e Diellit.

Eklipsi do të ndodhë që në mëngjes dhe do të fillojë në orën 07:41 dhe do të zgjasë 2 minuta e 47 sekonda.

Sipas astronomëve eklipsi i datës 20 mars do të jetë eklipsi që do të sjellë errësimin më të madh të parë në 16 vitet e fundit.
 
Po ashtu astronomët thonë se ky do të jetë eklipsi i fundit që do të mbulojë Evropën deri në eklipsin e radhës që do të ndodhë në 12 gusht të 2026.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)