Kinë – Në një kryqëzim në provincën Anhui të Kinës Lindore, babai dhe djali i tij janë bërë protagonist në një ngjarje të rrallë. Atë e bir ishin duke bërë gara me makinat e tyre, por babai me Mercedesin e tij 80 mijë euro ka ndaluar në kryqëzimin më të afërt, ndërkohë që djali i tij me BMW po e “provokonte” për të garuar përsëri.
 
Babai ka refuzuar dhe për të ndaluar djalin e tij, nuk ka preferuar që të dalë nga makina, por për këtë gjë ka përdorur pikërisht makinën. Ai i bllokoi rrugën djalit me Mercedesin e tij duke e shtyrë BMW-në në mënyrë që ta bllokonte dhe mos të lëvizte. Por, spektakli nuk ka përfunduar me kaq, pasi djali nuk dorëzohej lehtë dhe tentonte vazhdimisht të largohej.
 
Atëherë babai i ka dhënë goditjen finale makinës së djalit të tij duke e goditur në pjesën anësore. Pas kësaj, djali doli nga makina dhe filloi të vraponte, Gjithashtu edhe i ati po vraponte pas tij për ta kapur. Të dy i braktisën makinat në mes të rrugës duke bllokuar trafikun. U desh që të vinte policia dhe të largonte të makinat nga rruga, kurse atë e bir do të përballen me akuzat për drejtim të rrezikshëm të makinës.