Çështja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga ana e Vatikanit, ishte pjesë e pyetjeve të gazetarëve, ndaj zëdhënësit të Vatikanit, At Frederico Lombardit, i cili doli përpara mediat për të dhënë detaje lidhur me vizitën e deritanishme të Atit të Shenjtë në Shqipëri. I pyetur për këtë çështje At Lombardi tha se kjo nuk është një çështje refuzimi por sipas tij është një çështje protokollesh.

At Lombardi tha se kjo vizitë, është pastoriale dhe nuk ka karakter diplomatik apo politik.

“Ky është një udhëtim pastorial për motivet që dimë. Nuk ka qëllime apo finalitete të karakterit diplomatik apo politik në këtë udhëtim. Njohja e Kosovës nuk është çështje refuzimi por çështje protokollesh.” u shpreh At Lombardi

Një ditë më parë ishte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili me anë të një letre zyrtare i kërkonte Atit të Shenjtë që Vatikani, të njihte pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)