At Nikolla Marku i sëmurë fizikisht, por me moral shumë të shëndoshë/ At Marku: Kishës i duhen njerëz me gjak shqiptar

Gjendja shëndetësore po e rrënon çdo ditë e më shumë fizikun e prifti ortodoks, At Nikolla Marku. Thotë se sëmundja e ka rënduar, por se ai nuk dorëzohet. Është ideali për fenë ortodokse shqiptare që e mban gjallë dhe i jep forcë. Ndër të tjera At Nikolla Marku vazhdon t’i përmbahet fort tezës se kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare duhet të drejtohet nga njerëz me gjak shqiptar.

Asgjë nuk e mposhti gjatë dekadave të fundit. I vetëm ka përballuar mjaft sfida. Por duket se një armik i rrezikshëm tashmë kanos at Nikolla Markun, shëndeti. Prej disa kohësh ai vuan nga një sëmundje e rëndë e cila e ka rrëzuar fizikisht, por jo moralisht.Gjendja ekonomike dhe financiare nuk lejon që ai ti nënshtrohet një ndërhyrje të specializuar. Edhe vetë at Nikolla e pranon këtë gjëndje. Thotë se sëmundja e ka rënduar, por se ai nuk dorëzohet. Është ideali për fenë ortodokse shqiptare që e mban gjallë dhe i jep forcë.

E vërtetë është. Sëmundjet për njerëzit janë. Përsa i përket sëmundjes, unë do t’ja shtrij dorën shtetit shqiptar. Kam besim se shteti do kontribuojë për këtë rast.

Atë Nikolla Marku, prift i Kishës Shën Maria në Elbasan

Vazhdon ti përmbahet fort tezës se kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare duhet të drejtohet nga njerëz me gjak shqiptar. Vazhdon ta quajë Janullatusin si uzurpues dhe që punon për interesat e qarqeve shoviniste greke.

Megjithëse jam në një gjendje të tillë, unë përsëri gjej forca që kisha Ortodokse Shqiptare të drejtohet nga klerikë shqiptarë. Vuajmë kaq shumë. S’do jemi kurrë një komb fizik të pastër dhe politik.

Atë Nikolla Marku, prift i Kishës Shën Maria në Elbasan

Mësojmë se ka kërkuar edhe një takim me Papën. Por kërkesa duket se ka përfunduar në instanca të tjera të Vatikanit që kurrë nuk ia kanë përcjellë Atit të Shenjtë. Ka kërkuar që në takim me të të jetë edhe Janullatos dhe përfaqësues të tjera të besimeve fetare në Shqipëri që të diskutohet për bashkëpunimin dhe harmoninë fetare në vend.

Para 2 vitesh i kam bërë një thirrje Papa Françeskut, për t’i treguar probleme të kishës Ortodokse por edhe shëndetit tim. Mu dha një përgjigje, se do gjendet një kohë 2-minutshe për t’u takuar. Por kaluan shumë vite.

Atë Nikolla Marku, prift i Kishës Shën Maria në Elbasan

U bënë 25 vite dhe at Nikolla vazhdon të mos e lëshojë Kishën Shën maria në Elbasan dhe që lufton për një ortodoksi shqiptare. Por jeta bën të vetën, megjithëse ai nuk dorëzohet....

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb