At Nikolla Marku padit Janullatos
në Patriarkanën e Stambollit

At Nikolla Marku padit Janullatos<br />në Patriarkanën e Stambollit
ELBASAN- Konflikti mes kishës “Shën Maria e Pazarit” dhe Bashkisë së Përmetit ka ngjallë sërish reagimin e kreut të komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, Atë Nikolla Marku.

Nga Elbasani, përmes një letre të hapur dërguar Patriarkanës së Stambollit, At Nikolle Marku ka kritikuar kryepeshkopin Anastas Janullatus duke e akuzuar se po shkel vendimin “Tomas” të vitit 1936 , qe njeh pavarësinë e Kishës Autoqefale Shqiptare.

At Nikolla Marku kërkon të zbatohet dhe të respektohet nga Patriarkana e Stambollit vendimi “Tomas” i vitit 1936 ,  i cili njeh pavarësinë e kishës autoqefale shqiptare , neni 34 i së cilës përcakton drejtimin e cdo kishe ortodokes të pavarur nga një prift I kombësisë në të cilën ushtron veprimtarinë e saj kisha.

 “Hirësi Bartolome, jemi të detyruar t'ju shkruajmë se çfarë po ndodh realisht me Kishën Ortodokse Shqiptare. Edhe pse jeni ju të përbashkët më Priftin e përkohshëm Anastas Janullatos, pra atë greke.

Nuk hezitojmë aspak t'ju vëmë në dijeni për politikën antishqiptare të këtij prifti, me disa bashkëpunëtorë të zgjedhur prej tij në mënyrë polici sekrete dhe aspak teologjike apo apostulore duke shkelur çdo nen të statutit të kësaj Kishe besojmë se ndërgjegjia juaj dhe besimi do të kapërcejë miqësinë që keni ju më Anastas Janullatos, miqësi e cila nuk duhet t'ju pengojë për të gjykuar drejt për punët e këtij zotërie. Ne kërkojmë nga ju që nga Patriarkana e Stambollit të respektohet vendimi Tomas i vitit 1936, vendim i cili njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare nga cdo kishë tjetër ortodokse e vendeve të tjera.  Anastas Janullatos ka kthyer besimin ortodoks shqiptar në një shtojcë të Kishës Ortodokse Greke , me qëllime të caktuara shoviniste në dëm të Shqipërisë. Ky njeri nuk punon për besim , por për aneksimin e Shqipërisë.”- shkruan At Nikollë Marku në letrën e tij.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca