'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: Djali tjetër ka pasur thikë më të vogël

Tirane- Fiqiri Meçe, babai i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë me thikë në sherrin ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani do të thirret sërish në polici për të dhënë sërish dëshmi lidhur me ngjarjen e 18 nëntorit pak metë larg shkollës ‘Fan Noli”

Një ditë më parë në një intervistë televizive Meçe tha se kanë qenë 2 persona që kanë qëlluar me thikë, si dhe ka aluduar për fshehje të ngjarjes nga ana e policisë.

Sektori i krimeve të rënda në policinë e Tiranës në bashkëpunim me policinë po heton dhe për rolin e personave të tjerë në ngjarje, që mund të jenë bashkëautor me të apo që e kanë ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes e shoqëruar në spital dhe kanë tentuar të fshehin provat dhe apaëtin telefonik me të cilin ka bërë foto dhe I ka hedhur në rrjete sociale, informon gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com, Keti Banushi. 

Po verifikohen dhe kamerat e sigurisë për të identifikuar lëvizjet që ka bërë i mituri, dhe nga kush është larguar nga vendi I ngjarjes.

Djali i 15 vjeçarit ndodhet në spital pasi ka 5 plagë me thika 

Dëshmia e Fiqiri Meçes

Djali i ka parë që janë dy veta. Personi i parë që e ka goditur djalin me thikë pas shpine është djali me emrin K. B, bashkëmoshatar dhe shok i autorit (shenim: 14 vjecari i arrestuar) 

K. B e ka pasur thikën më të vogël, distanca e thikës mund të jetë rreth 10-12 cm. I kam dhënë këto dëshmi te Drejtoria e Policisë. Djali K. e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, dhe plaga në shpatull është më shkurtër dhe më e ngushtë se sa plaga që ka marrë në bark.

Herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur M.  dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy. Se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë, e ka ngritur dhe i ka thënë çohu se paskan thikë. Në atë moment iu janë hedhur të dy djalit, K. e ka goditur në këh dhe në ije. Kurse tjetri i ka rënë më thikën e madhe tek gjoksi, djali e ka shtyrë me duar dhe nuk është shumë plagë e madhe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

Policia e shtetit reagon lidhur me dëshminë e të atit të shokut të Martinit që mbeti i plagosur gjatë sherrit para shkollës "Fan Noli" 

Policia thotë se nga dëshmitë dhe pamjet në vendngjarje nuk implikohet një autor i dytë 
 

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla "Fan Noli" në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon  opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WhoCares: 24/11/2024 15:10

    Kurre nuk kam per ta besuar Policine e Shtetit. Nuk paska autor te dyte. Pra policia po thote qe Mario Perleshaj ka gjuajtur Martinin ne zemer, e ka shembur ne toke, pastaj i eshte kthyer Luisit dhe e ka goditur 6 here me thike dhe paska qene i vetem? Te pakten mos na fyeni inteligjencen o pseudo police.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai