'Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito'

Shenja të dukshme boje, të zezë, blu dhe të kuqe, mbetën në godinën e kryeministrisë, dhe autorë kishin protestuesit e opozitës, dje në tubimin e nëntë antiqeveritar. Këtë mëngjes, në kryeministri ka nisur puna për pastrimin e shenjave të bojës. Vetë kreu i qeverisë Edi Rama, e ka komentuar këtë moment me një postim në rrjetet sociale, teksa nuk ka lënë pas ironinë për opozitën, që me veprimet e saj, që ai i quan "klithma", del edhe më në pah fitorja e mazhorancës.

"Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito", shkruan Rama.

Historia e bojës, si mjet proteste i opozitës, nisi me një sulm ndaj kryeministrit Edi Rama në Kuvend, teksa u qëllua me bojë nga ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka. E këtu duket se u hap edhe "loja" e bojrave. Më tej në protestën e 28 marsit, opozita sulmoi me bojë të zezë fasadën e Ministrisë së Brendshme. Nga parlamenti, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, komentoi me ironi duke i quajtur jo-artistik dhe në mënyrën e protestimit, sepse sipas tij  boja spërkatëse ishte vetëm në ngjyrën e zezë.

Ndërsa këtë radhë, në tubimin e fundit të pasdites së 13 prillit që u mbyll në orën 22:00 të mbrëmjes, simpatizantët e PD-së, qëlluan me bojë ndaj kryeministrisë. E vetmja gjë ndryshe, është se protestuesit duket të kenë dëgjuar "këshillën" artistike të kryeministrit Edi Rama, për të mos hedhur vetëm bojë të zezë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Coli: 15/04/2019 07:34

    Pd-ja e Kastriot Islamit !si njesiti guerril,me debatikasit provinciale

    Përgjigju
  • Populli: 15/04/2019 00:18

    Jo, jojooooo Ju te ndreqni ato qe Jane per te mirqenien e popullit ,por te mos shperdorohet djersa e popullit per marrezirat e nje opozite te cmendur PD e Lsl ne ilegalitet qe I bene duhet te gjobiten per demin qe shkaktuan prones se perbashket ose presidenti memec se ka para

    Përgjigju
  • Arti: 15/04/2019 00:17

    PeDe zhulse!

    Përgjigju
  • Vicidoli: 14/04/2019 17:52

    Rrnoft Birisha ai kall Tiranen

    Përgjigju
  • Ilo: 14/04/2019 15:56

    Pas dy vjetesh kur te mbaron mandati behu gati ti mbledhesh valixhet se edhe ne socialisteve na e ke pru ne maje te hundes,te mbajme vetem nga inati i plehrave te opozites se jane vertet plehra

    Përgjigju
    • Ilo: 14/04/2019 19:17

      Une nuk thashe te votojme Lulushin por ka PS plot djem te mire nuk kemi mbetur me te ligun Erjon Velia apo me dylqinen Spiropali dhe me ata lepurushat e Kosoves prandaj thashe pas nja dy vitesh Edi Rama te Ike se ndryshe ashtu sic jemi spostuar do ikin fare socialiste dhe do mbeten vetem rilindasit qe Kane futur uje gjithandej duke e bere PS nje varke lehtesisht te fundosshme.

    • Socialist vlore: 14/04/2019 17:19

      Te drejt ke vella por si thua ti tja japim pushtetin Lulushit dhe shtazeve te PD .... populli thote : per inat te sime vjerre do fle me mullixhine... joo jooo vella... ne jemi te majte dhe kritikat per Edi Ramen duhet ti bejme ne seline e PS

  • USA: 14/04/2019 14:35

    Forca e ligjit te veproje por fillojeni nga parlamenti.29 vite gjitha protestat e kane fillin tek kryeministria dhe parlamenti.Ato dy institucione jane molla e sherrit qe jane kthyer ne vendstrehim per bandat e PS dhe PD.Nuk keni qene me paqesor apo te paster ju me protestat tuaja.

    Përgjigju
  • Italia: 14/04/2019 14:32

    Vergognatevi, bisogna imparare a governare i institi tribali!..meta dei turisti italiani hanno disdetto ble prenotazioni delle vacanze

    Përgjigju
  • Primitive: 14/04/2019 13:02

    Faturen jepja ta paguaje Luli me Monen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës