‘Ata që liruan të korruptuarit pyesin Dumanin, Basha: PD e vendosur në mbështetje të SPAK

‘Ata që liruan të korruptuarit pyesin Dumanin, Basha: PD e vendosur në mbështetje të SPAK

Pas raportimit të kreut të SPAK Altin Dumani, kryetari i PD-së Lulzim Basha ironizoi se në Komisionin e Ligjeve, po e pyesin ata që liruan të korruptuarit.

Ai kërkoi edhe njëherë që Kuvendi të përfshijë propozimet e PD për fuqizimin e SPAK që mbahen në sirtar në mënyrë të pashpjegueshme.

"Ata që liruan me amnisiti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO po marrin në pyetje SPAK-un. Nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përkundrazi, mbajnë bllokuar nismat ligjore të PD-së për t'i ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe BKH-së.

Bëjnë sikur kërkojnë shpejtësi hetimi për korrupsionin nga SPAK-u, por fusin kokat poshtë tavolinave për nismën e PD-së për heqjen e imunitetit. Sepse duan t'u japin kohë të largohen të korruptuarve siç bënë me Arben Ahmetajn.

PD-ja qëndron e vendosur në mbështetje të SPAK-ut dhe BKH-së nëpërmjet propozimeve dhe amendamenteve të saj. Vetëm kështu do dalë në shesh e vërteta e atyre që duan vërtet drejtësi dhe hipokritëve të politikës 34-vjeçare që fshihen pas gishtit dhe në momentin e parë bëjnë gjithçka për ta sabotuar punën e drejtësisë", shkruan Basha në Facebook.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Sllovenia e pafat, Serbia e barazon 1-1 në aksionin e fundit

Euro 2024/ Sllovenia e pafat, Serbia e barazon 1-1 në aksionin e fundit