'Ata që po mendojnë për punë të re, nuk duhet të dekurajohen...' horoskopi për ditën e sotme

'Ata që po mendojnë për punë të re, nuk duhet të dekurajohen...' horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Venusi drejton situatën tuaj astrologjike. Çiftet duhet të flasin më shumë. E ndërkohë ka një qiell më të mirë për ata që punojnë në sektorin kreativ.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Hëna është në pozicion të mirë, Venusi stimulon shumë për të reja në dashuri, por edhe shtytje për lidhjet ekzistuese. Nga ana tjetër mos i nënvlerësoni ofertat e reja të punës.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Shtrëngoni dhëmbët në këtë periudhë shumë të veçantë, pa merak sepse nga e enjtja e javës së ardhshme diçka do të ndryshojë. Këto janë ditë të çuditshme edhe në punë, ajo që duhet të bëni është që të gjeni qetësinë shpirtërore, ose më mirë, bëni paqe me veten.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Afërdita është e favorshme në dashuri. Kush nuk bie në dashuri kjo po i ndodh sepse ka frikë se mos bëjë zgjedhje të gabuara, por si mund ta dish?! Në punë nuk ka shumë zgjedhje, megjithatë jeni në pritje të propozimeve të reja.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Këto janë ditë interesante për të folur me dikë që ju pëlqen. Mund të debatoni me një shef në zyrë, por këtë herë do të keni të drejtë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

E shtuna dhe e diela do të jenë ditë interesante me Hënën në shenjën tuaj dhe Venusin që do të ndihmojë në dashuri. Ata që studiojnë apo ata që po mendojnë për një punë të re nuk duhet të dekurajohen.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Ata që janë ndarë do ta kenë më të lehtë të bëjnë takime të reja. Ky Diell në shenjën tuaj mund të ndikojë për t’u zgjidhur një mosmarrëveshje në punë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Sfera e dashurisë paraqitet e mirë, veçanërisht me Virgjëreshën dhe Bricjapin. Në punë, e ardhmja jo e largët përfshin një sfidë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Në dashuri ka një siklet dhe jeni ndjerë të axhituar, por tani jeni në gjendje të reagoni më mirë ndaj provokimeve të partnerit/es. Punoni mirë dhe ndërkohë mund të merrni propozime të reja.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Ekziston një ndjenjë e mirëqenies së përgjithshme, dashuria është aty! Kushdo që ka një problem në punë duhet të merret me të që ta zgjidhë shpejt.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Disa konflikte me Virgjëreshën dhe Bricjapin ju shkaktojnë kokëçarje. Përfitoni nga kjo kohë për të bërë gjërat në të cilat besoni në nivel profesional.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Mendimet e dyta ndoshta janë një ide e mirë në sferën e dashurisë. Ditë e çuditshme duket të jetë kjo e shtunë 24. E megjithatë lëreni të kalojë pa u shqetësuar. Në punë, fokusohuni në një gjë në të njëjtën kohë. Mos harroni, nuk mbahen dy kunguj në një sqetull!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria

Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria