Ata që sot çirren për Portin e ri të Durrësit e nxorën Shqipërinë në pazar për 1 euro

Ata që sot çirren për Portin e ri të Durrësit e nxorën Shqipërinë në pazar për 1 euro

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Në vitin 2005, Sali Berisha do të rikthehej si Kryeministër duke frymëzuar shumë shqiptarë të elektoratit gri me motoni e tij ‘Me duar të pasta”. U desh vetëm një vit në krye të qeverisë për ta kuptuar se përse ishte rikthyer. Ndër vendimet e para që do të merrte nuk ishte arrestimi i kupolës socialiste që s’kish lënë epitet pa i vendosur. Sali Berisha, shkurt dhe qartë, nxori në shitje me ligj Shqipërinë për 1 euro metri.

Në atë kohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar e kritikoi ashpër dhe i bëri thirrje të ndalej. Ajo kërkonte transparencë për skemën e Sali Berishës dhe mbi të gjitha, të shënohej në buxhet kostoja reale e pronave që do të jepeshin me 1 euro. Kjo nuk ndodhi sikurse as investitorët që do të thitheshin si me magji nga kjo shpikje brilante nuk erdhën. E gjithë skema u përdor që klientet e Sali Berishës, monopolistët dhe zyrtarët e lartë të merrnin për një çapë bukë pronën publike. Dhe të gjithë jemi dëshmitarë më pas sesi u tjetërsuan këto toka e objekte në sheshe ndërtimi.

Sot, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë kombinuar daljet e tyre publike edhe pse në një mënyrë të trashë dhe aspak joshëse. Mjafton të hapësh televizorin në mesditë dhe porsa mbaron Berisha konferencën për shtyp, shfaqet Meta. I pari lëshon akuza si për të na vërtetuar më tepër se asgjë nuk ka ndryshuar tek ai. I dyti nxjerr dhe disa letra që i shkarkon në internet, në faqet zyrtare të ministrive dhe i paraqet si shkresa koenfidenciale. Të dy i bashkon e njëjta temë: Projekti i Portit të ri të Durrësit.

Pasi dështuan të tmerronin NATO-n se qeveria shqiptare do t’i vidhte paratë nëse benin bazë në Porto Romano, tani i janë qepur një investitori të njohur nga bota arabe. Shtatë variante ka thënë brenda një viti dyshja që e nxori vendin në shitje për një euro, për ta blerë po ata. Një herë hapën shampanjë për lajmin që shpikën vetë se Mohamed Alabbar u tërhoq nga projekti në Durrës dhe e la Edi Ramën batall. Pastaj thanë se është një kompani nga ishujt Kejmen.

Sot, pasi investitori i njohur doli në një intervistë për të sqaruar projektin, i kërkojnë llogari: A ke bashkëpronarë të tjerë dhe cilët janë? Po pse e gjithë kjo luftë me Portin e ri të Durrësit? E kanë me Edi Ramën apo Mohamed Alabbar? Me gjasë, me këtë të fundit. Këta nuk janë mësuar me investitorë, por me klientë. Që nga Rruga e Kombit, tek CEZ-i e Rapiscani.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fonci: 16/08/2022 16:08

    Te justifikosh nje vjedhje kolosale si kjo e portit me argumentin qe disa nga denoncuesit kane vjedhur vete eshte e turpshme dhe fyese.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 16/08/2022 12:56

    Pershendetje. Kesaj i thone meqe vodhen te paret te mos te na e ndjeje kush na vjedh me pas. Porti i durresit eshte vepra me e rendesishme e ketij vendi per te cilin ka investuar goxha shteti shqiptare dhe qe jo vetem eshte i domosdoshem per ne por dhe strategjik,mbarekombetare,nderkombetare. Pa te ne peshojme me pak,behemi te varur dhe per buken e gojes,shtete qe nuk e duan forcimin e shqiperise ku ta gjejne qe ne po e falim pa patur nje port tjeter te ketyre permasave. Te falesh portin e vetem me te rendesishem te vendit per varka e jahte duke i ndryshuar totalisht destinacionin sado ta ndihmojne ata turizmin eshte veper antikombetare. Shtete qe nuk e duan forcimin e shqiperise dhe kosoves ku ta gjejne qe ne po e falim,ata do te jepnin me shume per ta blere(ne mos qofshin prapa ketij investimi). Ne forcen turistike nuk e kemi nga ky investim por nga i gjithe bregdeti turistik. Ky investim mund te jete i madh por na merr gjene me te rendesishme. Porti i durresit i sotmi eshte porta e zhvillimit te shqiperie,eshte porta e korridorit 8,eshte porta e kosoves,e forcimit te kombit shqipetar,na lidh me koridorin 10,eshte porta e bizneseve shqiptare,pa te mbesim pa u furnizu me Grure,ushqime blekorie,plehra kimike etj Kur te kemi nje port tjeter ne durres te ketyre permasave dhe mund ta fusim ne pazar kete egzistuesin por te presesh per te ndertu tjetrin me nje vlere 2 miliard euro aq sa don te investoje arabi per portin turistik dhe sdihet sakohe do te duhet per ndertimin e tij kete e ben ai djali qe shet pronen e babait se nuk ja dine vleren por ne rastin konkret jo po vidhemi rende por po demtohemi shume rende. Po ndodhi kjo ne dhe kosova do te varemi totalisht nga shtete te tjera qe na duan gjithmone e sa me pa peshe ne rajon. Ky popull po e pranoi dhe kete ka mbaruar. Mos qofte e bere.

    Përgjigju
  • Shqipetari: 16/08/2022 09:22

    Po mire meqe kane vjedh te paret te mos e ndjejme me se kush dhe sa po na vjedhin te dytet. Po te kishim dhe nje port tjeter si ky ne durres po e benim hallall kete qe kemi por meqe i riu per tu bere dashka 2 miliard euro le ta marre arabi dhe ta beje meqe i paska per ti investu aq para dhe ne te mbajme portin qe kemi i cili nuk di sa kushton por di qe per te ka investu goxha shteti shqiptare dhe qe jo vetem e kemi te domosdoshem por dhe strategjik,mbarekombetare,nderkombetare. Dhenja e ketij porti per varka e jahte turistike per mua eshte vepra me e madhe antishqiptare qe strategjikisht do te na kushtoje shume rende. Por ketij populli nuk ia ndien se ky pret ku te marre ndonje gje falas si toke falas(ligji 7501)dyqan per 5 leke,shtepi per 5 leke(ish pallatet shteterore) dhe tani se fundi shtepi falas prej shkaterrimeve te termetit qe dhe aty ku sberi dem,moren shtepi falas. Per pjesen e lire te portit do te ishte mire ti sherbente portit me magazina dhe infrastrukture portuale por nese ekspertet do ta gjykonin ndryshe edhe po te lihej per ndertime turistike projetktet le te tenderohen ndersa ndertimet ti bejne shqiptaret ashtu si kane bere ne tirane dhe ne te gjithe bregdetin. Nga investimi i arabit do te fitoje ndonje politikan por jo shteti shqiptare dhe populli shqiptare qe do ta bleje ndertimin e arabit si frengu pulen.

    Përgjigju
  • Anisa: 16/08/2022 08:11

    U pafshim shqiptaret ashtu dore per dore ne burg,ju qe shkatërruat shqiperine,vodhet per shtate breza,vrate e burgoset ke deshet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë