‘Ata sy të akullt prej krimineli nuk kam për t’ i harruar kurrë’, u dënua me vdekje në 1990- ën, shkodrani denoncon Qemal Lamen

‘Ata sy të akullt prej krimineli nuk kam për t’ i harruar kurrë’, u dënua me vdekje në 1990- ën, shkodrani denoncon Qemal Lamen

Sokol Drrasati dhe Qemal Lame

Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e pushteti popullor me dhunë dhe diversion ideologjik. Dhe jam dënuar me vdekje.

Drejtues i grupit hetimor në atë kohë ka qenë Qemal Lame. Torturat që më janë bërë mua dhe shokëve të mi Paulin Gjompali, Hysen Kullolli, Zamir Faja, Ardian Rragami, Paulin Ndosha, Sokol Ndoja, Zef Colombi, Roland Prela, vëllezërit Haxhi, Artur Meshi, Gjovalin Paplekaj etj., etj., e mbi 400 të rinj shkodranë që u arrestuan ato ditë, varjojnë nga torturat më çnjerëzore,

Mbi trupat dhe mendjet tona janë edhe sot shenjat e dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga grupi hetimor ku kryesues ishte Qemal Lame. Shkodra e njeh mirë Qemal Lamen. Ai erdhi në Shkodër në janarin e 1990- ës duke hetuar këdo që arrestohej apo thjesht ndalohej në atë periudhë për shkaqe politike.

Emrin e tij e kam dëgjuar për herë të parë me 17 janar 1990, për ta ridëgjuar me 16 qershor në varrimin e Pëllumb Pëllumbit i cili u vra duke kaluar kufirin. Ndërsa fytyrën e tij e kam parë për herë të parë në dhjetorin e 1990- ës. Ai emër dhe ajo fytyrë nuk harrohet dot. Ata sy të akullt prej krimineli nuk kam për t’ i harruar kurrë.

Jam liruar nga burgu më 4 korrik 1991 falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Becker. i cili i kërkoi Ramiz Alisë lirimin e të gjithë të dënuarve politikë që vuanin dënimin në burgun e Spaçit. Po të mos ishte për këtë ndërhyrje, ju sot do të më njihnit si i riu 19 vjeçar që u pushkatua se rrëzoi në Shkodër bustin e Enver Hoxhës dhe Qemal Lamen si njeriu që thjeshtë po bënte detyrën… Ne po duam t’ ju falim por ju nuk jeni penduar për asgjë!

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shpiragu: 27/07/2022 08:07

    qemal lame ky krimninel skuth gjarper na doli demokrat

    Përgjigju
  • minushe: 26/07/2022 13:30

    qemal lame eshte plehre e vertete! kam patur nje rast te nje te afermi te mi qe e denoi dhe hiqej si demokrat pas viteve 90, nderkohe qe po ai i sherbeu regjimit te enver hoxhes me devotshmeri

    Përgjigju
  • Gazi: 26/07/2022 12:40

    Bravo per kurajon. Intervista me e fundit e shokut Qemal ndersa harronte hetimin e tij te fundit ne Shkoder, por ama shtjellonte ne detaj se sa "doreleshuar" qe treguar me "gjyshin" e shokut Rama qe se bashku me te nipin paskshin ngritur krye ne ate kohe dhe rreshtuar kunder regjimit. Hipokrite deri ne vdekje. Ajo ishte dhe "vika e tij e sjelljes" ne ate interviste. Lartesimi i heroizmit te paqene te neokomunistit Edvin.

    Përgjigju
  • Lui: 26/07/2022 12:29

    Nuk e kuptoj pse i kërkoni këtyre njerëzve të pendohen, kur ata e konsiderojnë detyrë atë punë..?! Është njësoj si t'u kërkosh atyre në pyjore të pendohen për pemët që kanë prerë. Sigurisht njeriu nuk është njësoj si pema, por e solla si shembull për të treguar që po të futesh në psiqikën e këtyre njerëzve dhe ti si këta do arsyetosh. Përderisa ai kishte një detyrë të caktuar, duhet t'a bënte, ose do merrte ai vetë dënimin.

    Përgjigju
  • Den: 26/07/2022 11:01

    Jo vetem qe nuk jane penduar,por tani me shkrimet e tyre qe ja botojne pa asnje koment e nxjerrin veten pishtare te demokracise.Normal ish komunistat,ish bllokistat te kuq dhe blu drejtojne politiken shqiptare.Sokol mos u merzit sepse dhe shkodranet votojne per Lamet e djeshem.Kujtesa jone eshte sa e nje mize

    Përgjigju
    • Denush: 26/07/2022 15:43

      Degjo ketu ti denush se ti dukesh qe je nje majtist komunist I ndyre Shkodranet Jane trimaran jan rrac e rall din ta dallojn shum mire per ke votojn se nuk harrojn kurr ata kush Jane komunistat e rinj sot normal qe do votojn Partin Demokratike qe me te metat e saj te medha do thoja nuk jan kurr si keta plehra komunist qe jan sot ok shoku Shkodra ngelet Shkoder un vet jam Lab me origjin po kam 80vite si familje ne Fier dhe nuk kam asnj lidhje me Shkodren thjesht jan rrac e rall qe nga bujaria e trimeria por erdhe normal na shumica derrmuese qe kan votuar e do votojn

  • Bobi: 26/07/2022 10:37

    Pse vetem Qemali? Po i vellai Enver Lame sa denoi me 14 dhjetor 1990 ne Elbasan.Keto jane si familje kriminelesh dhe sot hiqen si patriote e demokrate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji