Futbolli italian në zi. Ndërron jetë në mënyrë të papritur kapiteni i ekipit të Fiorentinës Davide Astori. Mbrojtësi 31-vjeçar, u gjet i pajetë në dhomën e hotelit në Udine, aty ku ekipi i Fiorentinës ishte vendosur, pasi do të luante sot përballë vendasve në orën 15:00.
/Shqiptarja.com
Sipas medieve italiane shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak. Për shkak të ngjarjes së rëndë që tronditi shtëpinë e Fiorentinës janë shtyrë të gjitha ndeshjet e kampionatit italian që ishin planifikuar sot, mes tyre edhe derbi Milan-Inter.
[gallery]25720[/gallery]
VIDEO homazh e klubit të Fiorentinës për Davide Astori
d.b/shqiptarja.com

FOTO











