Atalanta 'djeg' Juven për titull, 'zonja' rrezikon edhe Champions League! Tre pikë për Lazio-n

Atalanta ka nxjerrë përfundimisht nga lufta për titull Juventusin e Andrea Pirlo, që sot për llogari të javës së 31 të Seria A është mposhtur 1-0. Në Bergamo goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Malinovski 3 minuta para fundit të kohës së rregullt. Humbja ka bërë që Juventusi të zbresë në vendin e katërt, me 2 pikë më pak se Atalanta që e parakaloi në vendin e tretë. Aktualisht ‘Zonja e vjetër’ është në kuotën e 62 pikëve.

Ndërkohë Milan ka siguruar të paktën edhe për një javë vendin e dytë, pasi sot ka mposhtur 2-1 Genoa-n. Djalli zhbllokoi shpejt takimin me Rebic, por brenda pjesës së parë miqët barazuan me Destro-n. Ndeshja u vulos në pjesën e dytë nga një autogol i sulmuesit Scamaca. Me këtë fitore Milan është ngjitur në kuotën e 66 pikëve, 2 më shumë se Atalanta e venditë të tretë dhe 8 më pak se Interi kryesues, që sonte luan ndeshjen e kësaj jave kundër Napolit.

Sakaq 3 pikët ka marrë edhe Lazio e cila ka mposhtur 5-3 Benevento-n. Kjo e fitore e mban në valle skuadrën e Inzaghit për një vend në Champions League, pasi ka edhe një ndeshje më pak se rivalët.

Ndërkohë në Premier League Arsenal vijon të mos bindë, pasi ka abrazuar 1-1 kundër Fulham. Të parët realizuan miqtë me Maja-n, ndërsa ‘topçinjtë’ barazuan me Nketiah në minutën e 7 shtesë. Ky barazim ul ndjeshëm mundësitë që Arsenal sezonin e ardhshëm të kualifikohet në Kupat e Europës.

 

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm