‘Thriller-i’ me 8 gola mes Atalanta-s dhe Interit ka prodhuar shumë emocione, por jo fitues, duke lënë pas zikaltërit e Chivu-t me skuadrat kryesuese. Në Bergamo 90 minutat shënuan rezultatin 4-4 edhe pse Interi fillimisht mori epërsinë e dyfishtë me golat e Pio Esposito-s.
Atalanta reagoi menjëherë dhe shkurtoi me Elmas, ndërsa me të nisur pjesa e dytë Esposito kompletoi ‘tripletën’ e parë në karrierë si profesionist me zikaltërit. Megjithatë vendasit shkurtuan sërish me De Keteleare dhe pavarësisht penalltisë së kthyer në gol nga Sucic Interi nuk do të fitonte. Belgu De Keteleare sërish i dërgoi shifrat në 3-4 para se në minutat shtesë Kessie të realizonte penalltinë që vulosi shifrat në 4-4. Bastoni preku topin me dorë dhe mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk fali. Me këtë barazim Interi mbeti në vendin e tretë me 29 pikë, 3 më pak se Lazio kryesuese dhe 1 më pak se Roma e vendit të dytë.
Në ‘top-4’ këtë fundjavë u ngjit Milani, që në San Siro mori fitoren e tretë radhazi, duke shkatërruar 5-1 Frossinone-n. Një autogol zhbllokoi shifrat shumë shpejt, ndërsa më pas rrjetën pas 6 ndeshjesh me Milanin e gjeti Goncalo Ramos. Miqtë tentuan të rifuten në lojë, duke shkurtuar përkohësisht, por në pjesën e dytë Milani realizoi edhe 3 herë të tjera me Jasharin, Cisse-n dhe Pulisic.
Në Spanjë Atletico Madrid u rikthye te fitoret pas disfatës me Barcelonën, duke fituar 0-3 derbin me Getafe-n. Golat erdhën nga Baena. Cordos dhe Grimaldo. 3 pikë me vuajtje mori Barcelona, që nga 0-2, përmbysi 3-2 Villareal. Lamine Yamal humbi një penallti para se Gerard Martin të shkurtonte diferencat në pjesën e dytë. Pa kaluar shumë Fermin barazoi shifrat, ndërsa një autogol përmbysi rezultatin. Pas 13 javësh kampionat Barcelona kryeson me 36 pikë, 3 më shumë se Real Madridi dhe 5 më shumë se Atletico Madrid.
Në Premier League Pochetino debutoi me një humbje të dhimbshme te Manchester United. ‘Djajtë’ u mposhtën 4-0 në duelin historik me Liverpool, ndërsa tani e shohin veten në vendin e parafundit me 8 pikë pas 11 javësh kampionat. Sfida u vra nga kartoni i kuq i Leni Yoro-s në minutën e 8, ndërsa më pas vendasit realizuan me Szobozlai, Wirtz, Ngumoha dhe Munoz.










Komente
Komento