Atalanta në dyshim për Berishën
kushton shumë

Atalanta në dyshim për Berishën<br />kushton shumë
Etrit Berisha ende i paqartë për të ardhmen e tij. Edhe pse zhvilloi një sezon të shkëlqyer në radhët e Atalantës, duke qenë një nga pikat më të forta të skuadrës nga Bergamo për kualifikimin e fazën e grupeve të Europa Leagues, vazhdimësia në këtë skuadër është në dyshim.

Sigurisht jo për faj të 28-vjeçarit, por për shkak të çmimit të lartë të kartonit që i ka vënë Lazio. Atalanta, që e huazoi verën e kaluar portierin e kombëtares shqiptare, ka të drejtën e blerjes, por shumë prej 7 milionë eurosh që kërkon presidenti i bardhekaltërve Lotito konsiderohet shumë e lartë për mundësitë financiare që ka ky klub. Në muajin janar Marco Sportielo u transferua te Fiorentina dhe në vend të tij Atalanta afroi nga Verona Pierluiggi Gollinin. Dilema tek Atalanta është të harxhosh kaq shumë para për Berishën apo t’i besosh Gollinit.

Kjo situatë nuk mund të vijojë pambarim, pasi Lazio do të kërkojë ta zgjidhë sa më shpejt çështjen Berisha, ndoshta duke e huazuar apo shitur te një klub tjetër.

Portieri kuqezi është ndër më të vlerësuarit në Serinë A,teksa ka luajtur në 25 ndeshje duke pësuar 26 gola me Atalantën. Në total janë 2469 minuta në fushë dhe plot 92 pritje vendimtare. Numri i golave të pësuar në fakt është rritur ndoshta në mënyrë të pamerituar nga humbja 7-1 ndaj Interit.

Gasperimi ka besim të plotë te shtatlarti shqiptar, por vendimi u përket drejtuesve, nëse janë të gatshëm për shpenzuar 7 milionë euro për një portier.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator