Atanda: Do e ndal Rexhinaldon, ja çfarë ka ndryshuar te Partizani nga sezoni i kaluar

Atanda: Do e ndal Rexhinaldon, ja çfarë ka ndryshuar te Partizani nga sezoni i kaluar

Sotiq Atanda

Krahas trajnerit Skënder Gega në konferencën për shtyp të Partizanit për sfidën me Kukësin ishte edhe futbollisti Sotiq Atanda. 25-vjeçari deklaroi se për është me e lehtë të ndalë futbollistët afrikanë, duke u fokusuar te Rexhinaldo, që është edhe kundërshtari radhës.

Ke qenë pjesë e mbrojtjes së Partizanit edhe sezonet e kaluar, por këtë sezon mbrojtja duket se është më mirë, çfarë ka ndryshuar?

Në krahasim me vitet e kaluara, këtë sezon kemi raport shumë të mirë me njëri-tjetrën. Komunikimi është i përsosur me lojtarët. Gjithçka po funksionon mirë, çka po tregohet dhe në fushën e lojës.

Cili ka qenë problemi kur nuk aktivizoheshit titullar, nuk përshtateshit me Belicën, apo kishit problem me performancën?

Ndryshe nga një edicion më parë kanë ndryshuar shumë gjëra. Kam pritur momentin tim. Nuk është se kam pasur një performancë jo të mirë. Pas bisedave me trajnerin më ka thënë se do të jepja dhe unë do të jepja kontributin tim. Me punë dhe përkushtim kam arritur që të jem këtu ku jam sot”.

Dy afrikanë përballë njëri-tjetrit. A do të arrish ta mbulosh Rexhinaldon?

Mendoj që mund t’ia dal të markoj më së miri edhe Rexhinaldon. Arrij të triumfoj ndaj futbollistëve afrikan, për shkak të gjuhës dhe mënyrës si ata konfortohen në fushën e lojës. Unë kam arritur t’i zgjidh në favorin tim duelet që kam pasur me këtë kundërshtarë. Edhe njoh mjaft mirë mënyrën e lojës së tyre.

Ka Atanda ndonjë detyrë specifike për ndeshjen me Kukësin?

Ne gjithmonë kemi detyra specifike. Varet nga mënyra se si trajneri do të na rreshtojë në fushën e lojës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin