Atasheu ushtarak i Turqisë përfundon mandatin në Tiranë

Atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë, kolonel Nizamettin Doġar përfundon mandatin e detyrës së tij në Tiranë dhe largohet nga vendi ynë. Në vend të tij është emëruar nënkolonel Bayram Taşҫi. Me këtë rast, kolonel Doġar dhe zëvëndësuesi i tij, nënkolonel Taşҫi, u pritën në një takim nga zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi. Në këtë takim ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së etj.

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi duke marrë fjalën në këtë ceremoni u shpreh se kolonel Nizamettin Doġar është një mik i shquar i vendit tonë dhe i FA, i cili ka dhënë një kontribut të shkëlqyer në forcimin e partneritetit strategjik midis Turqisë dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Gjatë periudhës 3 vjeçare të misionit të tij si atashe ushtarak në Tiranë, niveli i marrëdhënieve midis dy vendve tona është zhvilluar dhe forcuar më tej dhe kolonel Doġar është përgjigjur në lërtësinë duhur. Për të gjitha këto, ka theksuar z. Koçi, në emër edhe të ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e falënderoj për punën dhe kontributin që ka dhënë në këto 3 vjet dhe kolonel Doġar do të mbetet një mik i veçantë dhe i nderuar për të gjithë ne.

Më pas, zv.ministri i Mbrojtjes i dorëzoi ushtarakut të lartë turk Cerifikatë Mirënjohje akorduar nga ministri i Mbrojtjes, për kontributin e dhënë gjatë kryerjes së detyrës si atashe ushtarak në Shqipëri dhe arritjet e shënuara në forcimin e mëtejshëm të marëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe forcave tona të aramatosura.  


Nga ana e tij kolonel Nizamettin Doġar falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm për vlerësimin që i bëjnë punës së tij si atashe ushtarak në Shqipëri, dhe theksoi se jam përpjekur që në këto 3 vjet të bëj më të mirën e mundshme për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpumit midis dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes.

Po sot, atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në vendin tonë, kolonel Nizamettin Doġar dhe zëvëndësuesi i tij nënkolonel Bayram Taşҫi u pritën në takime të veçanta nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, si dhe autoritete të tjerë të lartë në Miinstrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA-së.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati