Atasheut shqiptar në SHBA
i vjedhin laptopin në Tiranë

Atasheut shqiptar në SHBA<br />i vjedhin laptopin në Tiranë
TIRANE - Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur dje në Lushnjë. Atasheut ushtarak të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është vjedhur laptopi i shërbimit me gjithë kodifikimet përkatëse.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30, kur tre të rinj kanë marrë nga makina me të cilën udhëtonte atasheu, laptopin me të dhëna të rëndësishme si dhe një çantë në të cilën ndodheshin gjashtë ora të markave të ndryshme.

Policia ka mundur të ndërhyjë dhe të arrestojë në flagrancë shtetasin Ardian Duka, I datëlindjes 27.07.1986, lindur dhe banues në Tiranë, Mirgel Beqiraj, I datëlindjes 08.04.1983 banues në Tiranë ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Arben Tirana.

Ata akuzohen për veprën penale të vjedhjes dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat hetimore. Nuk bëhet e ditur se çfarë përmbante laptopi i atasheut shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
 
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin