Atë që nuk e prek përmbytja, e djeg OSHEE-ja

Atë që nuk e prek përmbytja, e djeg OSHEE-ja

Në ditët e fundit Shqipëria u godit nga tërmeti dhe përmbytjet, por përveç dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, duhet të llogarisnin tani edhe dëmet që shkakton dora e njeriut. Fjala është për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE). Si ndodh prej 25 viteve çdo here që bie shi, prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë dhe në shumica e qytete të tjera të vendit dhe zonat rurale ka pasur probleme të shumta me furnizimin me energji elektrike. Energjia është shkëputur disa herë dhe luhatja e tensionit ka sjellë dëmtime të shumta të pajisjeve elektroshtëpiake, por edhe të bizneseve.

Por kush është argumenti i OSHEE-së për këtë situatë? Redaksia e Report Tv u interesua për situatën e krijuar dhe shqetësimet e shumta të qytetarëve dhe përgjigja e OSHEE-së ishte kjo "Po ikin po vijnë, do të thotë se aty janë njerëzit duke punuar po bëjnë manovrime derisa të marrë zgjidhje" tha Ardi Kola, zëdhënësi për shtyp i OSHEE-së. Pra justifikimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është se pajisjet po prishen dhe dëmtohen duke dalë jashtë përdorimit, pasi punonjësit e këtij institucioni po punojnë.

Por shiu nuk është një fenomen as i rrallë, as i paparashikueshëm, as unik shqiptar! Por vetëm këtu ndodh që sa herë ka reshje shiu ka ndërprerje të energjisë elektrike. Për të mos folur për ndërprerjet e vazhdueshme edhe kur nuk ka shi, por që OSHEE e ''faturon'' te firmat e ndërtimit që dëmton kabllot. Por kjo pak rëndësi ka për konsumatorët që u detyruan të paguajnë faturat e energjia elektrike deri në qindarka e fundit se ndryshe rrezikojnë burgun. Një standard europian e nevojshëm por që për fat të keq zbatohet vetëm për pagesën dhe jo për cilësinë e shërbimit.

Në asnjë vend modern dritat nuk bien kaq kollaj dhe kaq shpesh si në Shqipëri! Çfarë mungon ende për të shmangur këto defekte të vazhdueshme, edhe pse jemi në 2019? OSHEE duhet të japë një përgjigje për qytetarët dhe bizneset që janë dëmtuar nga kjo situatë që vijon për shqiptarët, pavarësisht viteve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 24/09/2019 13:17

    Kur do na i heqi dhe makinat ky kryetari bashkis edhe te rrim rehat te perjetojm epoken paleolitit drita jo uje jo internet sbehet llaf.

    Përgjigju
    • Ilo: 24/09/2019 22:24

      Edhe makinat po' I heq 7 rruge te Tiranes jane hapur pernjeheresh dhe trafiku shkon ne tilt pa folur per plehrat e UKT qe I demtojne rruget vend e pa vend dhe I lene pastaj si syte e tyre qe ju placin, Makinat demtohet, karburantit nuk mjafton me mire ja leme plehut te Bashkise para deres sesa te na rrjepe ne taksa aksi,karboni, karburantit, me shpatullat, kokat e zbarave, gomat e disqet qe vetem ne Tirane nderrohen minimalisht nje here ne tre muaj.

  • titi: 24/09/2019 13:16

    dritat ikin se: 1-politizimi adminstrates se oshee ne maksimum 2-drejtorat jane militante. 3-asnje inxhinier karriere nuk promovohet por vetem ata qe kane lidhje me partine 4-rrogat e ulta per inxhinieret qe punojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!