"Ateizmi përballë Fesë”, debati filozofik e kulturor në "Tete a Tete"
Tete" ne “A1 Report” trajtoi temën “Ateizmi përballë Fesë”. Në studio u diskutua për debatin e ndërtuar publik dhe filozofik, social dhe kulturor për raportet e ateizmit me fenë.
filozofik e kulturor në "Tete a Tete"&via=shqiptarjacom
&url=https://shqiptarja.com/lajm/ateizmi-perballe-fese-rdquo-debati-br-filozofik-e-kulturor-ne-tete-a-tete" target="_blank" class="twitter-share-button" data-size="small">
Tweet
Tete" ne “A1 Report” trajtoi temën “Ateizmi përballë Fesë”. Në studio u diskutua për debatin e ndërtuar publik dhe filozofik, social dhe kulturor për raportet e ateizmit me fenë.
Si janë raportet e ateizmit me fenë dhe se si ato bashkëjetojnë me njëra-tjetrën? A na duhet Feja nga pikëpamja shoqërore dhe individuale? Shkenca kërkon të arsyetosh, feja kërkon thjeshtë të besosh dhe të bindesh? E saktë, ezaruese kjo pyetje apo e mangët? Deklaratë e një Ateisti që thotë: Tek unë Zoti nuk ekziston dhe nuk është i nevojshëm për mirëqenien time, a vlen edhe për shoqërinë ky përkufizim? Të kuptuarit e botës dhe luftërat kulturore shkenca esencialesht empirike dhe feja esencialisht dogmatike. Përkufizim i drejtë? Rënia e praktikimit të besimit në Kisha dhe Xhamia është domosdoshmërish tregues i forcimit të Ateizmit, si i shikojnë palët raportet e Fesë, sekularizimit dhe të mirës publike?
Gjithashtu në emision u trajtua edhe fakti që ka patur një stepje të ateistëve për ta deklaruar bindjen e tyre për shkak edhe të faturës që kanë paguar për shkak të sistemit të shkuar ateist në Shqipëri.
Në studio u ftuan: z. Adrian Ndreca editor në “Hylli i Dritës”, z. Dhimitër Qosja, pedagog, Akademia Teologjike Ortodokse, z. Zyri Bajrami, profesor i Shkencave të Natyrës, dhe z. Artan Trebicka, profesor i Shkencave të Natyrës.
Për shkak të kompleksititetit të debatit po ju sjellim të gjithë të interesuarve pjesë nga emisioni “Tete a Tete”.