Bëhet fjalë për të riun Elidon Tançi, i cili rezulton i proceduar më parë nga policia për veprën penale 'Dëmtime tjera me dashje'. Policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar të atentatit, 19-vjeçarit Tançi, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.03.2018, rreth orës 10.20, në rrugën e pazarit, Qytet i Vjetër Bulqizë, si pasojë e një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Opel, ku udhëtonin dy shtetasit E.M, dhe E.M, (vëllezër) banues në Bulqizë, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga shërbimet e policisë ka rezultuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Elidon Tançi, 19 vjeç, banues në Bulqizë, i proceduar më parë nga Policia për veprën penale Dëmtime tjera me dashje, po për konflikt, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
d.c./shqiptarja.com







