IRAK - Një sulm me bomba dhe me armë i ndodhur sot në veri të Bagdadit ka shënuar të paktën 82 njerëz të vdekur, ndër ta, shumica prej forcave të sigurisë.
Korrespondentët në vendngjarje kanë raportuar se zyrtarët e sigurisë mendojnë se objektiv i sulmit mund të kenë qenë vetë forcat e sigurisë.
Shpërthimi vdekjeprurës erdhi nga një makinë, duke plagosur kështu dhe 144 persona, çka e bënë këtë ditën më të përgjakshmet të vitit.
Zona më e prekur nga ky sulm është Taxhi, një lagje sunite rreth 20 km në veri të Bagdadit, ku u vranë të paktën 24 vetë.
Muajt e fundit Iraku është vënë në shënjestër të atentateve të përgjakshme. Atentatet ekanë gjunjëzuar Irakun që pas kryengritjes në vitin 2006 dhe 2007, duke u shoqëruar me dhunë sektare në të gjithë vendin çka ndër të tjera, ka sjell dhe tensione politike.
Të paktën 237 vetë u vranë gjatë muajit qershor, duke e bërë atë një nga muajt më të përgjakshme që nga tërheqia e trupave amerikane në dhjetor.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com