Me rreth të kuq, Eglant Koçi me motor

Një 34-vjeçar, Eglant Koçi u denoncua nga familjarët si i zhdukur. Prej 6 ditësh nuk dihet asgjë nuk dihet për fatin e tij, ndërsa dyshohet se është marrë peng. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e fundit të Koçit me motor, e cila nga pamjet e kamerave të sigurisë mban datën 4, ditë kur familja ka humbur kontaktet edhe më të riun.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar mjetin e autorëve më të cilin dyshohet se kanë transportuar të riun pasi e kanë marrë peng. Te makina e gjetur janë konstatuar njolla gjaku, që dyshohen se mund të jetë i Koçit. Kontrollet janë kryer gjithandej nëpër periferi të Tiranës, deri në Dajt dhe drejt Elbasanit.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 6 ditë i zhdukur, s’dihet fati i të riut Koçi! Dyshohet se u mor peng, në kërkim autori, pranga bashkëpunëtorit! Në makinë njolla gjaku, pistë përfshirja në kriptovaluta (VIDEO)