IRAK - Autoritet vendase kanë raportuar se një deputet sunit i parlamentit irakian ka mbetur i vrarë nga një sulm vetëvrasës me një bombë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fallujayit në Irak. Gjithashtu nga ky sulm mbetën të vrarë dy truprojat e tij dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Sulmi me bombë vjen vetëm disa ditë më pas kur Ministri i Financave sunit mbijetoi nga një tjetër atentat me bombë kundër tij.

37-vjeçari Eifan Saadoun al-Issawi mësohet se ka qenë një kundërshtar i fortë i Kryeministrit aktual Nouri Maliki.

Ndërkohë ditët e fundit në Irak kanë qenë të shumta demonstratat kundër qeverisë në provincat sunite, një shenjë që tregon rritje të tensioneve sektare.

(v.gj/l.c/shqiptarja.com)