VIDEO e shpërthimit/ Atentat me tritol mikut të 'Rrumit të Shijakut' në Shkozet, makina shpërthen në lëvizje! Aldi Mustafa del me gërvishtje të lehta, po udhëtonte vetëm në automjet

Një atentat me eksploziv është regjistruar në orën 13:56 të ditës së sotme në Shkozet të Durrësit. Objektivi ka qenë Aldi Mustafa, 37-vjeç, një person me precedent të theksuar kriminal, pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’. Një sasi e vogël tritoli, e vendosur në gomën e pasme të automjetit tip Golf 6, ka shpërthyer teksa në mjet po udhëtonte i vetëm Mustafa. 37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Zona në të cilën ka ndodhur ngjarja ka kamera të shumta sigurie të bizneseve që e cila do të bëjë të mundur mbase zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Aldi Mustafa, 37 vjeçar, njihet si një person me precedentë penalë. Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje. Aldi Mustafa, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ndërkohë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, me vendim të gjykatës i është shuar masa e arrestit me kërkesë të tij. Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim pas arrestimit në gusht 2021 për mosbindje të urdhrit të policisë, armëmbajtje paleje dhe drejtim të parregullt të mjetit.

Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me Aleksandër Lahon i njohur si ‘Rrumi’, një personazh i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Nga policia mësohet se ekspertët xhenierë po hetojnë vendin e ngjarjes dhe po mbledhin kampionë për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse si dhe mekanizmin e shpërthimit që u përdor sot. Nga këqyrja paraprake dyshohet se ka qenë një sasi e vogël tritoli e shpërthyer me detonator me celular. Sidoqoftë raporti i ekspertëve do ta saktësojë më mirë mekanizmin r shpërthimit dhe llojin e lëndës plasëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Atentati Aldi Mustafës, dyshohet se shpërthimi me tritol ishte telekomanduar nëpërmjet celularit

1680525937_finalprojekt.00002719.Still033.jpg

Pas shpërthimit me tritol të makinës së Aldi Mustafës, ekspertët xhenierë kanë nisur hetimin e vendit të ngjarjes dhe po mbledhin kampionë për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse si dhe mekanizmin e shpërthimit që u përdor sot.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se ka qenë një sasi e vogël tritoli e shpërthyer me detonator me celular. Sidoqoftë raporti i ekspertëve do ta saktësojë më mirë mekanizmin e shpërthimit dhe llojin e lëndës plasëse. Sipas policisë, fatmirësisht shpërthimi nuk ka arritur të cënojë serbatorin e makinës sepse do të flisnim për të tjera pasoja.

Ora 15:58
Shpërthimi i automjetit të Aldi Mustafës, pak minuta para ngjarjes la në shtëpi gruan me fëmijën

1680525451_Screenshot3.jpg

Aldi Mustafa, i cili ishte shënjestër e atentatit me tritol, i shpërtheu makina vetëm pak minuta pasi la në banesë gruan me fëmijën. Në momentin e shpërthimit ai ka qenë vetëm në automjet.

Ora 15:39
Iu vu eksploziv në makinë, flet Aldi Mustafa: Nuk e di kush e ka bërë! Para 3 muajsh doli nga burgu

1680524983_Screenshot8.jpg

Aldi Mustafa ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush i ka vënë sasisë e eksplozivit në makinë.

“Nuk e di kush e ka bërë”, mësohet të ketë thënë Mustafa.

Ndërkohë, mësohet se ai kishte 3 muaj që sapo kishte dalë nga burgu pas dënimit për armëmbajtje pa leje. Nga hetimet, rezultoi se nuk iu provua se armët që iu gjetën në makinë do t’i përdorte në një atentat të mundshëm sikurse u tha ditën që u arrestua.

Ora 15:09
Atentat me tritol mikut të 'Rrumit të Shijakut' në Shkozet, objektivi Aldi Mustafa jep dëshminë në komisariat! Nuk pësoi dëme serioze

1680525104_finalprojekt.00000512.Still034.jpg

Aldi Mustafa, i cili i shpëtoi atentatit me tritol në Shkozet është në komisariat duke dhënë dëshminë e tij. Mustafa, i cili njihet edhe si  miku i 'Rrumit të Shijakut' nuk pësoi dëme serioze, por pati vetëm gërvishtje të lehta.

Ora 14:45
Atentat Aldi Mustafës, Report Tv sjell VIDEO-n, momenti kur shpërthen makina

Ky është momenti i shpërthimit të makinës së Aldi Mustafës në Shkozet, pas atentatit që iu organizua ditën e sotme. Një sasi eksplozivi i ishte vendosur makinës së 37-vjeçarit në gomën e pasme të makinës. 37-vjeçari nuk ka marrë asnjë lëndim.

Ora 14:39
Atentat Aldi Mustafës, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes! 37-vjeçari udhëtonte vetëm, eksplozivi ishte vendosur në gomën e pasme të makinës

 

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku iu vendos eksploziv Aldi Mustafës 37-vjeç. Ai ka qenë duke udhëtuar i vetëm në makinës, ndërsa eksplozivi ishte vendosur në gomën e pasme të mjetit. 37-vjeçari nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv mjeti ka pësuar shumë pak dëme.

"Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet - Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia. 

Ora 14:25
I dënuar më parë për trafik droge dhe kanosje, u prangos në 2021 se po përgatiste një vrasje! Kush është Aldi Mustafi që sot i shpërthyen makinën me tritol

 

Aldi Mustafa, të cilit sot iu vendos një eksploziv në makinës është një emër i njohur në botën e krimit. Aldi Mustafa është arrestuar në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi.

Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës prej shumë vitesh, ndërsa ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Mustafa është shok i Alekasandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si i ‘Forti i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit. Gjithashtu, Mustafa ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.

Në gusht të vitit 2021 ai u arrestua bashkë me dy persona të tjerë të cilët ishte të armatosur dhe dyshohet se kishin planifikuar atentat ndaj një personi. Asokohe ai u arrestua bashkë me Uran Zykën dhe Tahir Gjinikën. Në mjetin e tyre policia gjeti 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro. Shoferi i makinës ka qenë Aldi Mustafa. 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni Tirane: 03/04/2023 17:45

    Ishalla qerohen ca

    Përgjigju
  • Nar Koka: 03/04/2023 14:42

    Kot e krueve me ne o Rrumpall

    Përgjigju
    • gndj: 03/04/2023 15:44

      o nari a ka naj lajm t mir per cunat mren re ...?

  • A. N.: 03/04/2023 14:22

    Makina qe po parakalonte u demtu nojcik?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?